• |
ide | kryesore

BSH prezanton kartëmonedhën 10 mijë lekëshe, mban portretin e Asdrenit

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga korriku do të hidhet në qarkullim kartëmonedha e re prej 10 mijë lekëshe, që është dhe prerja më e madhe që është emetuar ndonjëherë. Deri tani, kartëmonedha me vlerën më të madhe ishte ajo prej 5 mijë lekësh. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka prezantuar ditën e sotme dy prerje të serisë së re të kartëmonedhave. Krahas kartëmonedhës së re 10 mijë lekësh do të hidhet në qarkullim dhe prerja e re prej 1,000 lekë.

Sa i përket veçorive, kartëmonedha 1000 lekëshe vjen me një dizajn të rifreskuar, duke pësuar ndryshime që lidhen me të gjitha elementët në tërësi. Kartëmonedha 10,000  lekë mban simbolet e identitetit tonë kombëtar, shoqëruar me autorin e Himnit Kombëtar Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni). Kartëmonedha 1 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, ndryshon ngjyrë në kënde të ndryshme shikimi, si dhe shiritin e ndritshëm në pjesën e pasme. Kartëmonedha e re 10 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, hologramën e shoqëruar me efekte të ndryshme optike.



4 Comments

  1. Beni nje pyetsor ne rruge, pyetni njerzit kush jane personat qe jane vendosur ne lek.

    Biles, pyetni edhe nxenesat e shkollave qe i bejne lende mesimi. A injohin figurat dhe personazhet historik dhe kompleks te Shqiperise?

    Une do te doja te benit nje lek me foton e Ver Hoxhes, si kok madh qe ka qene do te zente mire vend ne hapsiren e lekut.

    1. Me shume se problemi nese njihen apo jo figurat simbolike ne leter, do diskutuar cfare e solli tani ne keto kohe emetimin e kesaj kartemonedhe 10mijelekeshe??????

      1. Zhvlersimi i lekut, sa me i pa vlere te jete leku aq me shume do ti shtohen zer000t ne kohe.

        Thjeshte regres ekonomik monetar shoqeror.

  2. Bravo Banka!! Punon nate e dite, Sejko! Nuk eshte dembel!!!! Nga Paunde, tani parate do kthehen ne 100 mijeshe!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *