• |
ide | kryesore

Erdogan nënshkruan marrëveshje ushtarake me Azerbajxhanin pas samitit të NATO-s

-Instant, Planet



Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan udhëtoi menjëherë për në Azerbajxhan pas Samitit të NATO-s , në Bruksel. Lideri turk është takuar sot me presidentin azer Ilham Aliyev dhe së bashku shkuan në qytetin e Susa.

Qyteti u rikuperua nga Baku, pas 28 vjetësh, në përleshjet e fundit në Rajonin Autonom të Nagorno-Karabakut. Pas mbërritjes së tij në Susa, të dy udhëheqësit nënshkruan “Deklaratën e Susas”, e cila “sjell marrëdhëniet midis dy vendeve në nivelin e tyre më të lartë “, sipas Aliyev.

Aliyev shtoi se Deklarata e nënshkruar parashikon bashkëpunim të ngushtë në sektorët e mbrojtjes dhe ushtrisë.

Turqia qëndron pranë Azerbajxhanit. Karabak do të rifitojë shkëlqimin e tij, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar vëllezërit tanë azerë të kthehen shpejt në shtëpitë e tyre,” tha Erdogan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *