• |
ide | kryesore

FOTO/ Policia vijon spektaklin në lokalet e Fierit dhe Shkodrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për të dytën natë radhazi policia e shtetit ka nxjerrë në terren repartin special RENEA. Pa ndonjë sinim të caktuar po ushtrohen kontrolle në lokale në Fier dhe në Shkodër.

“Vijojnë kontrollet e befasishme nga Renea dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend.

Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.

Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse” – thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE: Gazetarët nxjerrin blof policinë: E turpshme si po keqpërdoret RENEA

Edhe një natë më parë u angazhuan dhjetëra forca policie, por si përfundim u arresua vetëm një 41-vjeçar në Vlorë me armë pa leje me vetë për të cilën tha se mbante për vetëmbrojtje pasi i kishte shpëtuar një atentati pak kohë më parë. ©LAPSI.al

May be an image of indoor May be an image of one or more people and indoor

May be an image of one or more people



4 Comments

  1. Rrofte diktatura e proledhjerjes shqiptare!!!
    E kane edhe mandatin nga gjykata per kontroll eahh…!!??
    Kaq asht vlefta popullit(DELE) shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *