• |
ide | kryesore

Gjykata e Sarandës lë në burg policin e Shqiponjave që shpërndante drogë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë u zhvillia seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Lavdosh Metajt, polic i forcave “Shqiponja” të Sarandës, në përfundim të së cilës i riu u la në “arrest me burg”.


38-vjeçari u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Sarandës, pas një survejimi disa mujor për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.


Prokurori i çështjes Lorenc Mërkuri kërkoi si masë sigurie “Arrest me burg”, ndërkohë që dhe gjyqtari Alban Veçani pranoi kërkesën e Prokurorisë.

Sipas burimeve, pasi gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, shtetasi Lavdosh Metaj nuk ka pranuar veprën për të cilën akuzohet, duke pretenduar se lënda narkotike e gjetur në shtëpinë e tij ishin për përdorim vetjak.

Avokati mbrojtës Gjergji Imeraj kërkoj në seancën gjyqësore masën e sigurisë arrest shtepie ose garanci pasurore. Kërkesa këto që nuk u pranuan nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.

Avokati mbrojtës, në prononcimin pas përfundimit të seancës gjyqësore u shpreh se vendimi i marrë do të apelohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu