• |
ide | kryesore

Greqia nis vaksinimin e të rinjve të grupmoshës 18-24 vjeç

-Instant, Planet



Duke nisur nga e mërkura, në Greqi nis fushata e vaksinimit për të rriturit. Pra, mund të vaksinohen të gjithë personat nga 18 deri në 24-vjeç, ndërsa opsionet janë Pfizer, Johnson & Johnson dhe Moderna.

Megjithatë, ende mbetet për t’u vendosur se çfarë do të bëhet me rekomandimin e shkencëtarëve të Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, sipas të cilëve  AstraZeneca nuk duhet t’u bëhet personave që janë nën 60-vjeç. Tashmë, zyrtarët janë të shqetësuar se këto rekomandime mund të lëkundë më tej besimin e qytetarëve në këtë vaksinë.

Për personat që kishin radhën për t’u injektuar me dozën e parë të AstraZeneca-s, është krijuar mundësi që të zgjedhin një vaksinë tjetër.

Fushata “Liria” prej rreth 7 milion vaksinimesh – mbi 40.5% me një dozë të vetme dhe më shumë se 27% për vaksinat e integruara, po rrit me shpejtësi numrin e të imunizuarve që sipas ekspertëve mund të arrijë deri në 60 për qind deri në fund të verës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *