• |
ide | kryesore

Izraeli heq maskën në ambientet e mbyllura pas më shumë se një viti

-Instant, Planet



Izraelitët nuk do të mbajnë më maska në ambientet e  mbyllura, një prej masave të fundit në fuqi në shtetin hebre në kuadër të luftës kundër pandemisë. Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Prof. Chezy Levy tha se maskat nuk do të jenë më të detyrueshme duke filluar nga 15 qershori.

Por personat e pavaksinuar, punonjësit që punojnë në azile dhe në institucionet shëndetësore do tu kërkohet ende të mbajnë maska. Kjo, për shkak të rrezikut të lartë të infektimit me COVID-19. Gjithashtu udhëtarët do të jenë të detyruar të mbajnë maska.

Izraeli regjistroi 25 raste të reja në 24 orë,  me vetëm 0.01% të testeve që rezultuan pozitive, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Nga të gjithë të infektuarit, 29 ishin në gjendje të rëndë. Ndërkohë numri i viktimave mbetet  6,428.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *