• |
ide | kryesore

“Kam prova dhe fakte”/ Admir Tafili zbërdhen në SPAK vrasjet e bujshme të Shkodrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Admir Tafili, i dënuari me dy burgime të përjetshëme dhe 22 vite vijon të merret në pyetje në SPAK. OraNews shkruan se sot, Tafili, para dy prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme ka deklaruar se ekzekutoi i babait të tij është Prelë Pjetrushi, ish-punonjësi i policisë së Shkodrës.

Me bindje, Tafili ka shtuar se ka prova e dëshmitarë për këtë gjë, por ende nuk dihen emra konkretë.

Tafili është sjellë një ditë më parë nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit, aty ku po vuan dënimin për në Tiranë. Një ditë më parë u rapotua se Tafili ka premtuar zbërthimin e disa prej dosjeve të bujshme që kanë mbetur të pazbardhura në dy dekadat e fundit në Shkodër.

Vetë i dënuari ka deklaruar se do të flasë me emra konkretë anëtarësh të grupeve kriminale, fjalë të cilat do të bëjnë që të zbërthehen çështja ‘të rënda’, por ende nuk dihen detaje për këtë rrëfim. Në këmbim ai ka kërkuar hapjen e çështjes së vrasjes së babait të tij, Bahri Tafili, ngjarje e ndodhur në vitin 2000.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *