• |
ide | kryesore

Patrik Schick, djali me probleme në zemër, që futi ‘goditjen e golfit’ në listën e golave të pavdekshëm

-Instant, F1, Kryesore, Sport, Video



Ndërsa Patrik Schick u kthye të vrapuar drejt një topi të humbur në gjysmëfushën e skocezëve, ai e dinte se ishte shansi për diçka të bujshme edhe pa parë fare nga porta. Kjo jo sepse ishte mund të bëhej çdo lloj goditjeje. Krejt e kundërta. Sulmuesi çek tashmë kishte kontrolluar se ku pozicionohej David Marshall gjatë gjithë pjesës së parë, dhe e kuptoi se ishte paraqitur mundësia ideale. Në kohën kur topi po rrotullohej përpara Schick, për atë gol të jashtëzakonshëm, Marshall ishte vendosur edhe më përpara se më parë.

Një parashikim i tillë ishte një nga shumë elementët që vetëm ngriti vlerën e një goli të kësaj cilësie. Në bisedat e të gjithëve, madje edhe nga të dy kampet kundërshtare, ishte se nëse ky ishte një nga golat më të mëdhenj në të gjithë historinë e Kampionatit Evropian. Kjo ishte e natyrshme të vinte nga shokët e tij të ekipit çek dhe ishte e përshtatshme edhe për Skocinë pasi ndihesh shumë më mirë nëse humbet nga diçka kaq e mrekullueshme, por brenda këtyre diskutimeve ka dicka shumë të vërtetë.

Për dikë, nga 50 metra, nuk është shënuar kurrë një gol në Euro nga ajo distancë. Edhe vetëm kjo e bën atë të veçantë dhe e vendos në dinastinë e golave unik të sulmuesve në kompeticion. E në mendje të vijnë menjëherë disa gola.

Ai i David Trezeguet kundër Italisë, 2000; Karel Poborsky kundër Portugalisë, 1996; Maniche kundër Hollandës, 2004; Zlatan Ibrahimovic kundër Italisë në të njëjtin turne; Mario Balotelli kundër Gjermanisë në 2012; Xherdan Shaqiri kundër Polonisë në 2016; Davor Suker kundër Danimarkës në 1996 dhe – mbi të gjitha – Marco van Basten kundër BRSS në 1988.

Ka diçka të veçantë në të gjitha këto gola përtej cilësisë së tyre supreme. Shumë prej tyre ishin shembuj ekzemplarë të një lloj goli. Kur mendon për një voley, mendon për Van Basten. Kur mendon për një prekje nga poshtë, mendon për Suker. Kur mendon për një parabolë, mendon për Poborsky. Kur mendon për ato veprimet akrobatike moderne, të kujtohet Ibrahimovic.

Dhe kur mendon për gola nga gjysma e fushës… në rregull, Schick nuk është akoma atje, edhe pse goditja e tij tani do të bëhet goli më i spikatur në Europianë në distancë të largët. Kjo është një vlerë e shtuar për momentin, ndaj dhe garanton vendin e tij në atë listë – edhe nëse ndoshta jo në majë.

Me disa nga këto gola nga gjysma e fushës, mund të ketë nga ata që thonë “mirë, ai thjesht e goditi”. Kjo është padyshim pak e errët, por ka një të vërtetë. Lojtarët zakonisht shohin një mundësi dhe tentojnë, me distancën e madhe dhe trajektoren e topit që janë zbukurimet e vetme.

Por ky nuk ishte rasti. Kishte shumë dimensione të tjera. Në një mënyrë të çuditshme, distanca e frikshme e golit pothuajse i corientoi të gjithë nga ajo që ishte në fakt një përfundim i shkëlqyer dhe i spektakolar.

Kishte para së gjithash atë largpamësi dhe regjistrim të asaj që kishte bërë Marshall më parë në fushë. Ky është një instikt elitar. Padyshim që Diego Maradona nuk e mbante mend se në cilën mënyrë dilte Peter Shilton në një-për-një vite më parë, siç ishte rasti në 1986, por zbatoi një parim të ngjashëm. Schick përdori mënyrën e lojës së një lojtari kundërshtar, kundër tij, për të bërë diçka të veçantë. Kjo e rrit edhe më shumë vlerën në termat e ekzekutimit, sepse është edhe më e vështirë për ta bërë.

E në fund – mbase mbi të gjitha – ishte trajektorja. Ish-lojtari i kombëtares skoceze Billy Dodds e përshkroi atë si “si një goditje golfi që zgjedh rrugën në bazë të erës”. Era e fortë në Hampden e bëri golin më mbresëlënëse dhe siguroi që të ishte përshkrimi perfekt. Kishte një cilësi të lartë në atë gol. Nuk është se vetëm e goditi topin. Ai e dërgoi aty ku donte.

“Goli i dytë ishte diçka jashtë kësaj bote,” tha tekniku Jaroslav Silhavy. As në Europian nuk ishte parë diçka e tillë më parë. Kjo është arsyeja pse duhet të hyjë në atë panteon. “Ishte një gol shumë i bukur”, konstatoi Schick, me disa nënkuptime. Ai tashmë e ka tepruar në një mënyrë, në fund të fundit.

I rikthyer në skenën që meritonte. Mund të konsiderohet kështu rrugëtimi i Schick në futboll. Pas asaj aventure me Sampdorian, dyert e futbollit më të rëndësishëm u hapën për Patrick Schick. Por pikërisht atëherë sulmuesit premtues cek iu thyen ëndërrat, në kohën kur transferimi tek Juventus dukej punë e kryer. Mjekët torinezë gjetën një problem në zemër, që për ta ishte dicka më tepër se thjesht lodhje, ose se kjo lodhje nuk justifikonte 30 milionë euro që kërkonte Ferrero. Bardhezinjtë u tërhoqën duke lënë një gjendje depresioni tek lojtari, që nuk e kuroi plotësisht as transferimi tek Roma, me aktivizimin që vonoi për muaj, për të njëjtin motiv. Në Olimpico ishin dy vjet zhgënjyes me cekun që shënoi 8 gola në 58 ndeshje e nga aty huazimi tek Leipzig, ku krah Werner e rriti performancën me 10 gola të shënuar, përpara se në 2020 të transferohej te Bayer Leverkusen ku sezonin e fundit shënoi 9 gola në 29 ndeshje.



1 Comment

  1. Por sipas shifrave të PD, anëtarësia e saj ka ardhur duke u rrudhur çdo katër vjet ku në 2013 kishte 120 mijë, në 2017 kishte 103 mijë ndërsa ky vit numri i anëtarëve të regjistruar ishte 75 mijë e 67 demokratë.

    Në të tre rastet ku u shpall fitues Basha, drejt kutive për zgjedhur kryedemokratin shkuan më pak se gjysma e votuesve. Ndërkohë që në postimin e tij në Facebook, kryetari i rizgjedhur Lulzim Basha falenderon elektoratin e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *