• |
ide | kryesore

Përplasje e fortë në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Vuçiçit (dialogu)

-Instant, Të fundit



Ka përfunduar në Bruksel takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është karakterizuar nga përfplasje të forta mes tyre. Nga informacionet e para rezulton se Albin Kurti e ka nisur bisedën me pyetjen e derejtpërdrejtë për presidentin Serb: “Kur do e njohesh Kosovën”?
Kurrë ka qenë përgjigjja e Vuçiç.

Gjatë këtij takimi, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell ka thënë se dialogu dhe rezultati që del nga ai është rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve.

Ndërsa presidenti serb akuzoi Kurtin: “Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim tjetër si ky”, tha presidenti serb.

Ai tregoi para mediave se ka folur ashpër me Kurtin, i cili, sipas tij, në një moment gjatë takimit “ka shpërthyer”.

“Unë u përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin. Njeriu erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Ai tha: “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën”. Unë i thashë: “Asnjëherë”. Ai shpërtheu”, theksoi Vuçiq.

Nga ana e tij kryeministri kosovar ka treguar se bëri katër propozime në këtë takim tre nga te cilat nuk u pranuan nga presidenti serb.

Peut être une image de 1 personne, position assise et intérieur

1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.

2. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.

3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

4. Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq.

Për propozimin tim të parë nuk u përgjigjën, ndërkaq tri propozimet e tjera i refuzuan. Shpresoj që kur të kthehen në Beograd, z. Vuçiq dhe z. Selakoviq, të mendojnë më shumë dhe ta konsiderojnë seriozisht pranimin e këtyre propozimeve” ka shkruar Kurti ne facebook.



5 Comments

  1. Me ne fund nje shqiptar i zote dhe pa komplekse!
    Natyrisht qe cakenjte, ujqerit dhe arinjte JANE rrotull, por…

  2. Shqiptar i vertete, jo si tradhtar Ramavirus qe shiti detin te greku, kosoven te serbi dhe Shqiperine si prostitute kush ti dali perpara me bo nai aspi karalloi te bukur per te.

    Burr me 200rrrrr e patriot i vertete je o Albin trimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *