• |
ide | kryesore

Rrezikon ekstradimin në Itali, Alket Hatija: S’mund të dënohem 2 herë. E kam pranuar gabimin, bëra dhe burgun

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi vuajti në burgjet shqiptare një dënim prej 16 vite për trafik droge të kryer në Itali, Alket Hatija rrezikon të ekstradohet në vendin fqinj.

Një muaj më parë, Gjykata e Apelit Durrës vendosi ti hapë rrugë dorëzimit të babait të dy fëmijëve në shtetin përtej Adriatikut, ku e pret një dënim prej 20 vitesh. Ish i dënuari thotë se po bëhet kurban, pasi i ka shlyer gabimet që bëri ne rini dhe s’mund të dënohet dy herë për të njëjtën çështje.

“Për mua ka qenë një vendim ekstrem. Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë. Jam dënuar 16 vjet. Dënimin e kam kryer, nuk mund të dënohem dy herë për të njëjtën çështje”, thotë ai për “News24”.

I pagëzuar nga italianët me nofkën “Zoti i drogës”, Hatija ka trokitur në dyert e Gjykatës së Lartë, ku shpreson të gjejë drejtësi.

“Jo në favorin tim, por do të vendosë në favorin e drejtësisë. Unë nuk dua mëshirë nga askush. Është një çështje, që është shumë e pastër, është një çështje që është shumë e dukshme”, shton ai më tej.

Teksa kthehet mbrapa në kohë, Hatija se në 2008 kur u arrestua, këmbënguli që të ekstradohet në Itali, por kërkesa e tij u rrëzua.

Ai pranon se ka gabuar që është përfshirë në trafik droge dhe këtë gabim e ka shlyer duke qëndruar plot 11 vite në qeli.

Babai i dy fëmijëve që sot gjendet në udhëkryq kërkon nga qeveria shqiptare të zgjidhë çështjen në marrëveshje me palën italiane. Ndërsa kërkon hetim për njerëzit e drejtësisë që janë marrë më çështjen e tij.

“Të shikohen, të hetohet gjykatësit dhe prokurorët që më kanë dënuar”, shprehet Hatija.

Teksa mbetet në pritje të verdiktit final, Hatija ka një lutje edhe për ministren e drejtësisë dhe përfaqësitë diplomatike.

“Do t’i bëj kërkesë Ministres së Drejtësisë, ambasadës italiane, të mos më bëjnë kokë turku, jam një shqiptar, një qytetar, që e kam bërë një gabim, e kam vuajtur këtë gabim, të mos dënohem dy herë për faj të shtetit”, përfundon intervistën ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *