• |
ide | kryesore

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut drejt udhëtimeve të lira në BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë 3 vende të Ballkanit Perëndimor që kanë potencialin të shpallen të sigurta për udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian”, – thanë burimet diplomatike për Radion Evropa e Lirë.


Portugalia, e cila mban presidencën aktuale të BE-së, është duke përpiluar një listë të vendeve, të dhënat e të cilave tregojnë se janë të sigurta sa i përket infeksionit me koronavirus. Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë thuhet se janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.


Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë për secilin prej këtyre vendeve të mërkurën dhe do të vendosin në përputhje me situatën e tyre epidemiologjike. Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100 000 banorë, në 14 ditët e fundit.

Në muajin maj, Këshilli i BE-së hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jothelbësore për shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës kundër koronavirusit. Shtetasit e vendeve të treta përfshijnë edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, qytetarët e atyre vendeve që nuk janë në listën e sigurt, kanë ende nevojë për pëlqimin e vendit pritës, ndërsa leja nuk kërkohet për ata që vijnë nga një vend që konsiderohet i sigurt.

Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu