• |
ide | kryesore

Telashet e Dritan Lelit me Edi Ramën, kryebashkiaku shpjegon pse nuk shkoi në mbleldhjen e thirrur nga këshilltarët: Përgjigjet u kanë shkuar me e-mail

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas organizimit të mbledhjes në platformën Zoom. Ai ka ndarë pjesë nga mbledhja në rrjetet sociale, ku thekson se pavarësisht se këshilltarët bashkiak munguan, përgjigjet për pyetjet e tyre u kanë shkuar në adresat elektronike.


“Dua t’ju bej me dije se pavarësisht mosparaqitjes së këshilltarëve bashkiak në mbledhjen e sotshme online, gjithë çfarë kërkuan të dinin në emër të ankesave të banorëve të Vlorës, u ka shkuar në adresat e tyre elektronike. Të gjitha drejtoritë e Bashkisë Vlorë janë përgjigjur me përgjegjshmëri për punët që kanë kryer, njësoj siç do të veprojnë dhe sigurisht, të përmirësohen, në vazhdim!”, shkruan Dritan Leli.


Këshilltarët socialistë kishin kërkuar një mbledhje të hapur në teatrin “Petro Marko”, për t’i bërë një lloj gjyqi popullor kryebashkiakut. Gjithcka po ndodh në Vlorë lidhet me luftën që Edi Rama i ka shpallur Lelit derisa ta largojë nga drejtimi i bashkisë. Leli refuzoi të dorëzonte mandatin e kryebashkiakut dhe të hynte në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në Vlorë. Pikërisht këtë refuzim Edi Rama s’e kapërdin dot, prandaj përdor gjithë fuqinë e tij derisa Dritan Leli të largohet nga drejtimi i Bashkisë Vlorë. Ky është vetëm fillimi i fundit të Lelit në krye të Vlorës.

8 Comments

  1. Por sipas shifrave të PD, anëtarësia e saj ka ardhur duke u rrudhur çdo katër vjet ku në 2013 kishte 120 mijë, në 2017 kishte 103 mijë ndërsa ky vit numri i anëtarëve të regjistruar ishte 75 mijë e 67 demokratë.

    Në të tre rastet ku u shpall fitues Basha, drejt kutive për zgjedhur kryedemokratin shkuan më pak se gjysma e votuesve. Ndërkohë që në postimin e tij në Facebook, kryetari i rizgjedhur Lulzim Basha falenderon elektoratin e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme.

    1. O te qifte anetaresia e partise komuniste Kineze robt se na cave karin me te njejten dacibao kudo.

      Klluf “patronazishti”

    2. Or 18:26 i patru’..i paemer… A je tue fjet’ah…hahaha.
      Fajin s’e ka ma’Saliu eah…!? E ka Luli…hahaha….

    1. C’fare sinqeriteti e ke llafin? Eshte kryabashkiak me emerim jo me vote, ne vlore ka bere c’ka dashur KRM-a Rama duke e kthyer vloren ne gure e mermer. qytet ne te cilin nuk jetohet. Porti ka falimentuar, droga lulezon. Bregdeti eshte shqyer me ndertime pa leje ..C’te beje me shume ky kucioti

  2. Te kane kapur si ‘grup armiqesor’ o mavri!!!!
    Ne daç shko, ne daç mos, ke i denuar nga Pushteti Popullor!
    Jo autokritike te shendoshe te beç, po cfaredo te beç, grushti i Partise do te bjere mbi ti!

  3. Or 18:26 i patru’..i paemer… A je tue fjet’ah…hahaha.
    Fajin s’e ka ma’Saliu eah…!? E ka Luli…hahaha….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu