• |
ide | kryesore

3 muaj më parë u dënua për korrupsion, Rama i shkon Sarkozy në shtëpi: E kam këshilltar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një takim në Paris me ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy. Sipas Ramës takimi u zhvillua në shtëpinë e këtij të fundit teksa shefi i qeverisë shqiptare thotë se ka privilegjin që të këshillohet prej tij.

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian” – shkruan Rama në platformën sociale Facebook.

Sarkozi qëndroi si President i Francës nga viti 2007 deri në 2012-ën kur u mund me me një rezultat të ngushtë nga François Hollande. Pas një tentative të dështuar për tu rikthyer në jetën politike në 2016-ën, Sarkozy vijon vetëm angazhimet private, por edhe proceset që janë hapur ndaj tij.

Ai u akuzua për korrupsion nga prokurorët francezë në dy çështje, veçanërisht në lidhje me pretendimin e ndërhyrjes libiane në zgjedhjet franceze të 2007-ës. Sarkozy u akuzua se ka marrë miliona nga diktatori i atëhershëm libian Moammar Gadhafi për të financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e tij në 2007.

Në 1 mars 2021, një gjykatë e Parisit shpalli fajtor ish-presidentin francez për korrupsion dhe shfrytëzim të postit dhe e dënoi atë me 1 vit burgim dhe 2 vjet me kusht.

Politikani 66-vjeçar u dënua për përpjekjen për të marrë në mënyrë të paligjshme informacion nga një gjykatës. Gjykata tha se Sarkozy ka të drejtë të kërkojë ta kryejë dënimin në shtëpi duke mbajtur një byzylyk elektronik. Ai e ka apeluar ndërkohë vendimin dhe dënimi është pezulluar deri në një formë të prerë.

Ishte hera e parë në historinë moderne të Francës që një ish-president dënohet për korrupsion. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Ne kapitalizem denohet kush viedhin pulat jo kush viedhe apaltet miliona di euro ky esht ligji nje lloj per te gjith.

  2. Enkeleda Çela është demokrate e orëve të para. Ajo ka luftuar dhe sakrifikuar në çdo zgjedhje për të mbrojtur votat e Partisë Demokratike. Por më 13 Qershor, Enka u dhunua nga Kryetari i Degës nr 5 në Tiranë dhe u përzu nga qendra e votimit vetëm sepse ishte vëzhguese e imja dhe kërkoi të siguronte zgjedhje të drejta brenda partisë sonë.

  3. Me c’fare i paguan keshilltarin Anglez Blair dhe Keshilltarin Sakorzi tradhtari i detit, Kosoves, dhe i Shqiperise?

    Me paret e patronazhisteve? demokrateve? apo gjithe budallenjve bashke?

    Shpresoj ta hetoje pas 30 vjetesh KAPS.

    Shqiperia i meriton te gjithe *** kete nuk e vej ne dyshim asnjehere sot e mot.

  4. kete nuk e pret macron po sarkozy qe esht arrest shtepie; ai shkon thjesht per gjiro me avion privat; gjith lufta e ketij bastardi te lindur esht te qendroj qyl jet luksi me leket e pupullit

  5. Sa mire Sarkozi, i denuar dhe e ben burgun ne shpi tjetri. I denuar me vendim gjykate por cne qe nuk e ka shpall Sorrosi Non-Grata ne USA kete?????

    A ju qifsha robt me gjithe politike e drejtesi. Xono, shkembe eksperiencat me Kozin ne fushen vjedhjes me marifet.

  6. Hallall o plako ke dhe keshilltare burgaxhi,po nga shqiperia ama eshte burgaxhi france .epo kjo eshte te mos kesh byth fare e kam keshilltare thote,po mire o palikari me celular i mere keshillat apo cedo e rendesishme eshte qe e ke keshilltare,ashtu w pati wdhe gadafi po shkoj ne pi… te semes ,mbase e tjek kemben zvarre

  7. Nje kryeminister i nje Partie te majte merr “keshilla” nga nje ish kryeminister i djathte? je shume i qesharask o Ramazon pordha qe te ka ngele ora shume mbrapa me keto foto qe ben si deficent qe je

  8. U pyet nga nga gazetarët Berisha se si do ta paguash avokatin.Po ky si i paguan gjithë këta këshilltarë ish kryeministra dhe ish presidentë apo dhe izraelitë.Këshilltarë të korruptuar e të dënuar.Epo kanë gjetur njëri tjetrin.

  9. njerëzimi ka njohur edhe liderë “polifemë”, që kanë përdorur forcën e dhunën për të arritur synimet e tyre duke i detyruar të tjerët t’u nënshtrohen atyre, lidera “përbindësha”. Shembuj klasikë të liderëve që kanë përdorur forcën/dhunën/detyrimin për realizimin e qëllimeve janë Adolf Hitler, lider i Gjermanisë naziste, Sllobodan Millosheviç në Serbi dhe Sali Berisha në Shqipëri. Secili prej tyre ka shfrytëzuar autoritetin dhe rreptësinë që t’i detyrojë të tjerët që të sillen në mënyrën e parapërcaktuar. Pretendohet se liderët të cilët e përdorin imponimin nuk janë shembuj për lidership ideal e historik. Liderët të cilët e përdorin imponimin forcën e dhunën më tepër përqendrohen në qëllimet vetjake e më pak për nevojat e interesat e popullit të vet.

  10. O i pa ymër i 07:53 po Enver Hoxhën more ku ma le.Krimineli më i madh i të gjitha kohrave.Kalon te Berisha që të solli lirinë e haron Enverin.Haron dhe të birin Ramën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *