• |
ide | kryesore

Aksidenti i frikshëm në Durrës, makina përplas dy këmbësorë dhe largohet (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në lagjen nr 11 në Durrës. Një makinë, e cila po ecte me shpejtësi në disa lagje të zonës, përplasi dy këmbësorë.

Sipas dëshmitarëve, kmbësorja e përplasur është shtetase italiane, rreth 70 vjeç. Në videon e publikuar nga ‘JOQ’ shihet që makina i përplas e më pas drejtuesi i mjetit vijon sërish të ecë duke mos ndaluar për të parë se si është gjendja e të plagosurve.

Gruaja e plagosur mori disa plagë nga përplasja e fortë, duke u dërguar më pas në spital. Pas përplasjes burri arrin të ngrihet dhe e sheh nga pas teksa largohet. Ai shihet që bën disa hapa para, në drejtim të makinës e cila po largohet. Drejtuesi apo drejtuesja e mjetit është shpallur në kërkim nga policia.

https://www.youtube.com/watch?v=TAZiOrk7D6g



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *