• |
ide | kryesore

Arben Imami akuza për Lulzim Bashën: Vetëm organizatat terroriste i mbajnë të fshehta listat e anëtarësisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas zgjedhjeve të fituara nga Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediet grupimi ‘Për PD-në’. Mes anëtarëve të këtij grupimi, fjalën e mori edhe ish-ministri dhe një nga themeluesit e kësaj force politike, Arben Imami. Ai akuzoi kreun e PD-së Lulzim Bashën se i mban të fshehta listat e partisë sikur PD të ishte organizatë terroriste.

“Në zgjedhjet e 2017, Lulzim Basha ka marrë 25 mijë vota më tepër sesa tani. Arsyeja që ka marrë 25 mijë vota më pak këtë të diele është se në zgjedhje u paraqitën disa kandidatë dhe kjo tregon se në 2017 zgjedhjet ishin të montuara

E dyta, këto zgjedhje janë përtej njohjes dhe mos njohjes, përtej ligjshmërisë dhe paligjshmërisë. Kandidatët në këtë rast nuk kanë listat. Ne mund të gjykojmë një proces nëse është i ligjshme apo i paligjshme duke konfrontuar listat me pjesëmarrjen konkrete. Edhe sot pasi kanë mbaruar zgjedhjet kandidatët nuk kanë listat.

Unë i them zotit Basha, ti je kryetar i PD, një parti që është ngritur për çështjet e ligjit. Ti nuk je kryetar i një subjekti terrorist që mban lista të fshehta anëtarësia, listat e fshehtë i mbajnë vetëm organizatat terroriste. Në një vend demokratik si Shqipëria në një parti me tradita demokratike, nuk duhet të ketë listat të fshehta të anëtarësisë”, tha ndër të tjera Imami.

Sipas Imamit, Partia Demokratike tashmë nuk është një parti e bashkuar, pasi janë përjashtuar edhe ata që quhen anëtarë jo aktivë, por që sipas tij janë themeli i partisë.

“Zgjedhjet në parti bëhen për të pasur konkurrencë dhe për të parë përpara. PD nuk është me e bashkuar, vendosja në mënyrë të njëanshme e datës së zgjedhjeve, hile mashtruesish ordinerë nuk e bashkon partinë.

Heqja e 30 mijë anëtarëve nga lista, që janë pjesë e asaj që quhet anëtarësia jo aktive janë themeli i PD, që në këto vite nuk bashkohen me politikat e Lulzim Bashës. Në këto zgjedhje kjo pjesë e rëndësishme e PD edhe formalisht u përzu nga PD”, tha Imami.



14 Comments

  1. Kjo PD ka marre fund dhe këtë gje e keni dhuratë nga doktori. Po pse nuk bëni diçka tjetër? Mblidhuni te gjithë demokratët e vërtetë, dilni në bazë dhe organizoni nje parti të re. Hapini dyert edhe për të përjashtuarit e PD, kërkoni falje per apatine dhe syleshesine që treguat dhe vazhdoni. Gjithashtu kërkoni aleanca te vërteta me te gjitha partitë e tjera opozitare.

    Çfarë ju ka ngelur tjetër?!

    1. Shume sakt e ke thene . Dhiteni me nje mut kete parti . Kjo nuk quhet partia demokratike por partia e klanit bashes , e cila aytomatikisht do shkoje drejt shkaterrimit . Aty asnje ste pyet asnje ste jep zgjidhje asnje ste pret por perkundrazi te drejtohen si superior dhe me nje nenvleresim absurd . A thua se je ti qe do behsh deputet dhe jo keto kurva ? Akoma nuk kane zene mend . Njerzit dhe demokratet e vertete duhet te largohen nga kjo pseudoparti por qe ne te vertete eshte nje prone private . Akoma nuk arrijne te kuptojne se nje pjese dermuese po largohet ndrsa keta shtrengojne akoma me shume karriget e tyre . Akoma nuk po e kuptojne se mbas pak kohesh do kthehen ne nje çete hadutesh, do kthehen ne nje repart ushtarak pa ushtare .

    2. Ketu nuk eshte problemi te Basha te Berisha apo te PD, problemi eshte te populli qe kemi.
      Ajo qe ndodhi ne PD tregoi fytyren e vertete te popullit Shqiptar.
      Per nje moment po e marim te mirqene qe Basha hoqi 50 000 antare nga listat e votimit, pse nuk dalin te protestojne keto??
      Po ato qe mbeshtesin dhe votuan Bashen pse e bene kete gje??
      Ne gjykimin tim asnje person normal nga trute, dhe qe e do vendin e vet nuk mund te votoje Bashen per kryetar PD.
      Pra problemi seshte as Basha as PD por populli i dhjere qe kemi.

  2. Ke te drejte ky Arben Imami eshte demokrat i vertete,i qan zemra, po a ishte ky qe hipi maje tankut ne Vlore kunder demokrateve?Mbajini ne shpine socialiste e demokrate se kaq na vlen lekura.

  3. EDHE NJE DERRI PO TI MARRESH MENDIM , NUK E QUAN ZGJEDHJE KETE ÇORBE QE U GATUA NGA KLANI BASHA . JANE AQ SYLESH SA NUK PO E KUPTOJNE SE KESHTU PO SHKOHET DREJT VETASGJESIMIT .

  4. Nuk ka marë fund Pd por po marin fund këta plera.Njeriu që nxiti revoltat kundër partisë së vet dhe akuzon prapë për terorizëm duket qartë që po bën punën e atyre që gjithmonë e kanë akuzuar Pd për lloj gjëra që në të vërtet janë shpifje nga ish komunistët që për fat keq gjejnë ambient në një popull që vlerson më shumë shpifjen!!!

  5. Arben Imami je per te qare hallin!Ajo qe thua se duhet te behen publike listat e ku ta di une se cfare tregon se je rrot kari komplet ?!
    I bie qe Edvin Rama me gjithe monstrat qe ka nen hyqem te punojne me listat tona pafund dhe ne shume dimensione !!!?
    Pse nuk ja kerkoni asnjehere Partise Socialiste listat e antarsise ?!
    Ju,demokratet e perveluar per liri dhe demokraci pse nuk e beni nje gje te tille,dhe ju kritizere te mjere …,dhe te dhjere !?!?!.!.?
    Basha ka plot kusure,qe nga largimi nga parlamenti,bojkoti i zgjedhjeve lokale dhe perzgjedhja e gabuar ne jo pak raste por per listat,ka bere supergjene e duhur !!!
    Ti Arben Imami demokrat ?!
    Ti qe ne diten e dyte te fuahates se PD ne 2017 ke dalur publikisht bashke me sorren Jozefine dhe keni deklaruar qe qytetaret te mos votojne Partine Demokratike,ti ha mut tani e flet per demokraci ?!Mjerane,hajdut i keq dhe megallomane i pandreqshem !
    Ndersa ju te tjeret qe komentoni ketu,ju qaj hallin se jeni te detyruar te komentoni e te raportoni te supervizori juaj ,per te arritur normen !!!
    U çahet barku per PD-ne ?!Vafshi ne djall bashke me familjet tuaja te ndyra e bindjet tuaja te mbrapshta hajdute rilindas te pafytyre e monstra,bije monstrash !

  6. Shume mire e ka shkruar nje komentues per kete -zarbe-ne 1997 -ten hipi mbi tank per te rrezuar qeverine e -demokrateve-tani behet demokrat .Ikni ore plehra tutje .Te gjithe demokratet ju njohin ju kellira prandaj nuk ju voton kurre ,sepse ju ini cibanet e qelbur te kesaj force politike.

  7. Sa me shume zvogelohet si antaresi aq me arrogant behen lideret e saj .
    Sa me shume i kerkon qe te hapen aq me shume i shtrengojne karriget dhe i japin urdher rojes qe asnje te mos hyje ne seli . Me ke do fitoni o te mjere, te vetem ? Ishallah iken edhe Shehaj qe ta kuptoni se nuk keni me asnje vlere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *