• |
ide | kryesore

Basha mbledh për herë të parë Kryesinë e PD-së pas rizgjedhjes

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike do të zhvillojë të premten një mbledhje të kryesisë së saj, e para pas mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin të zhvilluara në 13 qershor. Sipas njoftimit që Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Gazment Bardhi u ka nisur anëtarëve, mbledhja do të ketë vetëm 2 pika në rend të ditës.

“Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:

1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.

2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit” – thuhet në njoftimin e Bardhit. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Eh sa mire po e bëni, merrni dhe qofte e raki dhe shtrojani për shtat pal qejfe. Futini edhe nje kokërr ulli për lezet. Te gjitha i keni në terezi.

  2. Duket se opozita eshte futur ne cep te ringut nga oditjet nen brez jo vetem te partise-shtet qe

    ka qellim eleminimin e opozites , por edhe te faktorit nderkombetar qe po e mbeshtet regjimin

    kunder opozites dhe popullit opozitar. E megjithate PD dhe opozita e ka nje rrugedalje dhe kjo

    eshte ti drejtohet popullit opozitar qe minimumi eshte gjysma e popullsise. Atje, si Anteu do te

    gjej forcen dhe besimin per te mos u mposhtur.

  3. Enkeleda Çela është demokrate e orëve të para. Ajo ka luftuar dhe sakrifikuar në çdo zgjedhje për të mbrojtur votat e Partisë Demokratike. Por më 13 Qershor, Enka u dhunua nga Kryetari i Degës nr 5 në Tiranë dhe u përzu nga qendra e votimit vetëm sepse ishte vëzhguese e imja dhe kërkoi të siguronte zgjedhje të drejta brenda partisë sonë.

  4. njerëzimi ka njohur edhe liderë “polifemë”, që kanë përdorur forcën e dhunën për të arritur synimet e tyre duke i detyruar të tjerët t’u nënshtrohen atyre, lidera “përbindësha”. Shembuj klasikë të liderëve që kanë përdorur forcën/dhunën/detyrimin për realizimin e qëllimeve janë Adolf Hitler, lider i Gjermanisë naziste, Sllobodan Millosheviç në Serbi dhe Sali Berisha në Shqipëri. Secili prej tyre ka shfrytëzuar autoritetin dhe rreptësinë që t’i detyrojë të tjerët që të sillen në mënyrën e parapërcaktuar. Pretendohet se liderët të cilët e përdorin imponimin nuk janë shembuj për lidership ideal e historik. Liderët të cilët e përdorin imponimin forcën e dhunën më tepër përqendrohen në qëllimet vetjake e më pak për nevojat e interesat e popullit të vet.

  5. Egoja dhe aftësia e tij me veprime të tilla, papritmas u bashkuan me realitetin social-politik të “vetëshembjes” së komunizmit, kur “zjarri” ishte bërë hi i zhuritur. Dhe, në këtë kohë e në vazhdim, u shfaq Saliu i tjetërsuar, por i vërteti, ai Sali që ishte i fshehur për vite të tëra në brendësinë e një shpirti “egosauri”. Nga një “punist i devotshëm”, u kthye në një “agjent të krahut reaksionar e revanshist antikomunist dhe nacionalist”. Vetëm e vetëm që të bëhej i besueshëm për padronët e rinj. Këtu u shfaq në rolin e “kumarxhiut politik”. Filloi të luajë bixhoz me jetën e shqiptarëve. Kur gjithçka e dogji, e shkatërroi, e rrënoi, e plaçkiti, e vrau, preu, duke i bërë “gjëmën biblike” Shqipërisë, jo vetëm nuk kërkoi falje asnjëherë këtij populli, që i ngriu “buzëqeshjen për 30 vjet”

  6. ky aplikon “diplomaci” te fshehur si evropa sorosiane…me pak fjale ne e dime qe jane vjedhur zgjedhjet por do bejme sikur po bejme ndonje gje. pse nuk flet o fisqir pse nuk e hap gojen o legen o kurv politikan

  7. Ishte Hoxha që ja ngriu për 45 qeshjen e tani Rama për 8 vjet.Berisha ja ktheu shpresën shqiptarëve por që ja theu antishqptari Rama.Dhe ka akoma njerëz që janë kështu qorra që se kuptojnë ose janë si ai e bëjnë komente po antishqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *