• |
ide | kryesore

Britania e Madhe, vendi me shkallën më të lartë të infektimit në Europë

-Instant, Lajme, Planet



Britania e Madhe ka tashmë shkallën më të lartë të infektimit me koronavirus në Evropë duke ia kaluar Spanjës.

Statistikat e përpunuara nga platforma kërkimore me bazë në Universitetin e Oksfordit “Our World in Data”, tregojnë se mesatarisht 107.3 persona për një milionë në Britaninë e madhe kanë rezultuar pozitivë për virusin çdo ditë, gjatë javës së fundit.

Britania, prej muajsh ishte një nga vendet një nga vendet më pak të prekura në kontinent, pasi nisi përpara BE-së procesin e vaksinimit ndërsa pjesa më e madhe e vendeve evropiane ishin të goditura nga një valë e dytë e pandemisë.

Por, prania e variantit infektues Delta ka bërë që shkalla e infektimit në vend të rritet sërish, duke e detyruar Kryeministrin Boris Johnson të shtyjë planin për lehtësimin e masave.

Britania e Madhe është tashmë përpara 43 vendeve të tjera Evropiane të përfshira në statistikë. Pasohet nga Spanja me 104.6 raste për 1 milionë banorë, e ndjekur nga Letonia  (92.1) dhe Andorra (90.6).

Italia, një nga vendet evropiane më të goditura nga pandemia marsin e kaluar tani numëron vetëm 28.5 raste për i milionë banorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *