• |
ide | kryesore

Citimi i shqiptarëve shpëton Arnautovic: “Nuk ka racizëm”, UEFA e skualifikon vetëm një ndeshje

-Instant, Sport



Një ndeshje skualifikim për Marko Arnautovic. Sulmuesi austriak u penalizua për fyerjet drejtuar shqiptarit Ezgjan Alioski të Maqedonisë së Veriut, pasi shënoi golin e 3-1 në ndeshjen e parë të Grupit C për Euro 2020. Ish-sulmuesi i Inter u dënua për fraza ofensive, por në këtë rast racizmi u përjashtua. Prandaj ai do të humbasë vetëm ndeshjen kundër Hollandës, të planifikuar për të enjten në orën 21.

Sipas rindërtimeve të episodit, Arnautovic i ka bërtitur kundërshtarit fjalë vulgare duke iu referuar nënës së tij dhe gjithashtu duke iu referuar origjinës së tij shqiptare. Federata Maqedonase e Futbollit zyrtarisht kishte kërkuar nga UEFA një dënim të ashpër: nëse do të ishte konstatuar natyra raciste e fyerjeve, Arnautovic do të rrezikonte deri në 10 javë skualifikim, siç i kishte ndodhur më parë çekut Kudela i Slavia Pragë për fyerjet kundër Kamara të Glasgoë Rangers, në një ndeshje të Europa League.

Arnautovic menjëherë kërkoi falje përmes mediave sociale, duke pranuar se disa fjalë të tepërta ishin thënë në fushë, por duke hedhur poshtë çdo akuzë për racizëm: “Kishte disa fjalë të tepruara për shkak të emocioneve të ndeshjes dhe unë do të doja të kërkoja falje, veçanërisht për miqtë e mi të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë – kishte shkruar ai – Dua të them dicka shumë qartë: nuk jam racist. Kam miq në pothuajse të gjitha vendet dhe mbështes diversitetin. Të gjithë ata që më njohin janë të vetëdijshëm për këtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *