• |
ide | kryesore

Covid-19/ Asnjë humbje jete dhe 7 raste të reja në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Asnjë humbje jete dhe 7 raste të reja në 24 orët e fundit me koronavirus. Ky ka qene bilanci i dhene sot nga Ministria e Shendetesise.

NJOFTIMI I MSH 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,962

Testime totale 765,938
Raste pozitive 132,476
Raste të shëruara 129,888
Raste Aktive 134
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 41
Berat 15
Durrës 11
Lezhë 6
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *