• |
ide | kryesore

Edith Harxhi për Bashën: Këto nuk ishin zgjedhje. Nëse vazhdon që të quhet kryetar partie le të vazhdojë të jetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike Edit Harxhi tha se zgjedhjet e 13 qershorit nuk ishin as zgjedhje dhe as zgjidhje dhe jashtë çdo standardi. Harxhi tha se do të vazhdojë që të qendrojë në të njëjtin grupim për të rithemeluar Partinë Demokratike.

‘Këto zgjedhje nuk ishin zgjedhje nuk ishin as zgjidhje ishin jashtë çdo standardi vendor, e jo më ndërkombëtar për t’u quajtur zgjedhje. Ne do të vazhdojmë të punojmë brenda PD-së. për të ringritur PD nga A për ta rithemeluar. Nuk ka përfunduar me datën 13 qershor, kjo do të vazhdojë dhe ky grup ka të njëjtin qendrim. Këto nuk ishin zgjedhje. Nëse vazhdon që të quhet kryetar partie le të vazhdojë të jetë.’- u shpreh Harxhi.



2 Comments

  1. Edhe nqs nuk i quan zgjedhje rrugën e ke të hapur.Demokratë që shajnë e sajojnë më shumë se idhtarët e Ps!!!

  2. Listat e anëtarësisë nuk u vunë në dispozicion të kandidatëve. Kjo i mohoi të drejtën e votës dhjetëra mijrea demokratëve. Përjashtimi i 28 mijë anëtarëve të PD-së është shkelja më e rëndë e këtyre zgjedhjeve.

    Ka pasur nga ato që kanë shkuar me kartë anëtarësisë të lëshuara nga Azem Hajardi dhe nuk janë pranuar. Pra përveç listës së shkurtuar nga 106 në 75 mijë ka pasur një mungesë shumë të madhe të emrave në listë. Në kundërshtim me çdo normë të Kodit Zgjedhorë janë bërë anëtarë të rinj. disa kanë votuar vetëm me një kontrabilitet.Të erdhi keq o Gimi i Lowe’s se majte të salihut edhe salihu nuk i kishte fshehur listat por lulzimja u tregua ai i verteteti spiuni i sigurimit te shtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *