• |
ide | kryesore

Euro 2020, nis xhiro e dytë e ndeshjeve: Italia do të tregojë forcën, shansi i fundit për katër skuadra

-Instant, F1, Sport



Impakti i parë me kampionatin Europian është dhënë, tani vlejnë konfirmimet dhe përmirësimi i defekteve të shfaqura në raundin e parë në grupe. Tre takime që kompletojnë Grupin A e hapin atë B, për xhiron e dytë të ndeshjve që është shumë e rëndësishme për ambicjet e skuadrave për tu kualifikuar në 1/8 e turneut. Italia e Finlanda kërkojnë të përsërisin suksesin në debutim, ndërsa për katër kombëtaret e tjera është shansi i fundit ndoshta për tu kualifikuar.

Mancini që vazhdon të kërkojë rekordet me serinë e pathyeshmërisë së Italisës së tij, nuk ka ndryshuar asgjë në formacion, në krahasim me ndeshjen e fituar kundër Turqisë. Natyrisht këtë herë duhet të bëjë pa Florenzin të padisponueshëm që tekniku ka ndërmend ta zëvenndësojë me Toloin. Kundër Zvicrës do të jetë një ndeshje delikate, me skuadrën e Petkovic që vjen nga një barazim përballë Uellsit dhe që mund ti kompromentojë objektivin në varësi të rezultatit që do të prodhojë edhe sfida mes britanikëve dhe turqve.
Edhe Petkovic, që rikthehet në Olimpico pas eksperiencës së kaluar me Lazion, nuk ka ndërmend ta ndryshojë formacion, duke i besuar Xhakës në mesfushë e Shaqirit pas shpinës së dyshes sulmuese Embolo-Seferovic. Italia me tre pikë do të siguronte kalimin në rast fitore.

Turqia kishte ide të tjera për grupin, përpara se Italia “t’i merrte mendtë” në ndeshjen hapëse, si konstatuan mediat turke. Tani, skuadra e Senol Gunes duhet të kthehet shpejt tek fitorja, për tu larguar nga vendi i fundit në Grupin A dhe për të shpresuar akoma në një kualifikim. Por kundër Uellsit duhet një fitore. Britanikët pas barazimit me Zvicrën rikonfirmojnë formacionin titullar, duke shpresuar se Ramsey do të ndërtojë më shumë gjeometri, Bale do të jetë më shpërthyes e James do të jetë i njëjti i admiruar në ndeshjen e parë. Turqia do ti japë prioritet krahëve me Calhanoglu e Karaman në një 4-1-4-1 që sheh në majën e sulmit Ylmaz.

Për Grupin B është koha që Rusia të tregojë nëse periudha e tranzicionit përfundoi. Ajo që u pa kundër Belgjikës ishte një nga performancat më të dobëta për skuadrën ruse në vitet e fundit, por Cherchesov nuk është nga ata që heqin dorë dhe shansin më të mirë e ka kundër skuadrës që vërtetë bëri befasinë në ndeshjet e para duke mundur Danimarkën, por është më pak e kuotuara. Asnjë ndryshim në formacion për finlandezët, që morën maksimumin nga situate e krijuar me Eriksen dhe Danimarkën, polemikat e të cilëve me UEFA-n nuk kanë të ndalur. E megjithatë, Pukki e Pohjanpalo, autori i golit të fitores, do të udhëheqin sërisht nordikët kundër një Rusie që duhet të tregojë shumë më tepër se ajo e shfaqur në ndeshjen e parë, për të mos bërë një fazë grupesh shkatërrimtare…

EURO 2020 – GROUP B
15:00 Finland ? – ? Russia
EURO 2020 – GROUP A
18:00 Turkey ? – ? Wales
21:00 Italy ? – ? Switzerland



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *