• |
ide | kryesore

FOTO/ Szczesny bëri autogol, gruaja e tij akuzon: “Kemi marrë ofendime të tmerrshme”

-Instant, Sport



Polonia ka humbur në debutimin në Euro 2020 dhe Wojciech Szczesny u bë portieri i parë që shënoi një autogol në një kampionat evropian. Një fat i keq që ka tërhequr shumë kritika mbi portierin e Juventusit, por mes kritikave dhe urrejtjes ka një ndryshim të madh, ka theksuar bashkëshortja e Szczesny: “Jam krenare për ekipin tonë. Ata luftuan dhe bënë më të mirën. Emocionet ishin të mëdha! Jam krenar për burrin tim të dashur Szczesny. Ai është gjithmonë një fitues për ne, çfarëdo që të ndodhë në fushë. Unë e di se sa shumë punon dhe sa i kushton kjo. Jam krenar që gjithmonë përpiqesh të përfaqësosh me krenari vendin tonë. Nuk i kuptoj ata që shkruajnë këto gjëra të tmerrshme. Kështu doni t’i mbështesni lojtarët e ekipit tuaj kombëtar?”. Në këtë mënyrë, Marina, gruaja e portierit të Polonisë, ka dashur t’u përgjigjet ofendimeve të marra në rrjetet sociale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *