• |
ide | kryesore

Gjendet kokainë në Brindizi, në kamionin që kishte hyrë nga Shqipëria

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoritetet italiane i kanë gjetur afro një kilogram kokainë një drejtuesi kamioni që vinte nga Shqipëria. Ngjarja u regjistrua një ditë më parë në Costa Morena në Brindizi gjatë kontrolleve rutinë nga personeli i Doganave dhe Guardia di Finanza në zonën jo-Shengen.

Për të lejuar inspektime më të thelluara në automjetin e rëndë, ishte e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilëve iu desh të prisnin rimorkion e kamionit në kërkim të fundeve të dyfishta. Megjithatë, asnjë gjë tjetër nuk u gjet përveç sasisë së kokainës që ishte fshehur në sediljen e shoferit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *