• |
ide | kryesore

Makinë-bombë pranë stadiumit Olimpico: tensionohet situata pak para Itali-Zvicër, ndërhyjnë xhenierët

-Instant, Sport



Tensionohet vigjilja e ndeshjes së mbrëmjes në Olimpico të Romës, për Grupin A të Euro 2020, duke diktuar tashmë një prezencë të shtuar të forcave të rendit. Gjithcka ka ndodhur rreth 1 orë përpara ndeshjes Itali-Zvicër, kur në zonën e Piazza Mazzini është pikasur një makinë bombë, që është caktivizuar më pas nga ndërhyrje urgjente e forcave xheniere.

Ka qenë telefonata e një qytetari në zyrtar e policisë, që ka alarmuar situatën. Ai ka vënë re një fitil që dilte nga një makinë e tipit ‘’Smart’’. Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, që evakuoi tifozët nga zona jashtë stadiumit. Sipas ndërtimit të ngjarjes, u verifikua se brenda Smartit ishte një bombë artizanale, që më pas është çaktivizuar nga forcat xheniere italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *