• |
ide | kryesore

Manastirliu: Mbi 25 mijë mësues kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Mbi 25 mijë mësues i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit. Lajmi është njftuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se procesi i vaksinimit do të vijojë deri garantimin e një viti akademik të qëndrueshëm. Manastirliu njofton se gjithsej 42, 780 arsimtarë kanë marrë vaksinën për Covid-19.

“Më shumë mbrojtje për mësuesit dhe pedagogët, me vaksinimin masiv të atyre që përçojnë dije dhe vlera të pazëvendësueshme për brezat e rinj, për të garantuar qëndrueshmëri në vitin e ardhshëm akademik. 42,781 vaksinime janë kryer deri tani për arsimtarët”, shkruan ministrja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *