• |
ide | kryesore

Mediat: Hollanda ndryshon qëndrim, mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas një kohe të gjatë kundërshtimi për nisjen e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Holanda duket se ka ndryshuar qëndrim. Mediet holandeze raportojnë sot se Parlamenti i Holandës mbështet më në fund nisjen e bisedimeve, duke vlerësuar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE”.

Ndryshe nga dy vite më parë, kur Holanda i mbajti derën të mbyllur Shqipërisë, tashmë ky vend i BE shprehet se ka “sinjale pozitive” nga Shqipëria. Sipas disa prej politikanëve, që kanë qenë më kundër integrimit të Shqipërisë, “Është bërë përparim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit”, raportojnë mediet holandeze. Ata theksojnë se procedura e re e pranimit është “thelbësore”, ndërsa deklarojnë se një arsye për të rënë dakord për këtë është ndërhyrja kineze dhe ruse në Ballkan.

Pas këtij qëndrimi pozitiv të shprehur nga qeveria holandeze, por dhe deklaratave të kryediplomatëve të vendeve si Gjermania, Austria dhe Italia, duket se Shqipërisë do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 Qershorit të Këshillit Europian për çeljen e kuadrit negociues, që do të pasojë konferencën e parë ndërqeveritare, e cila pritet të mbahet brenda këtij viti./BW



4 Comments

  1. keta tallin carin
    ku kane drejtesi dhe moral keta
    keta kane vetem interes

    shqiptaret do emancipohen dhe do bythqirizohen ashtu si holandezt

  2. keta tallin carin
    ku kane drejtesi dhe moral keta
    keta kane vetem interes

    shqiptaret do emancipohen dhe do bythqirizohen ashtu si holandezt

    ta gezojme evropen dhe shqiptaret e ardhshem homoseksualiste

  3. Listat e anëtarësisë nuk u vunë në dispozicion të kandidatëve. Kjo i mohoi të drejtën e votës dhjetëra mijrea demokratëve. Përjashtimi i 28 mijë anëtarëve të PD-së është shkelja më e rëndë e këtyre zgjedhjeve.

    Ka pasur nga ato që kanë shkuar me kartë anëtarësisë të lëshuara nga Azem Hajardi dhe nuk janë pranuar. Pra përveç listës së shkurtuar nga 106 në 75 mijë ka pasur një mungesë shumë të madhe të emrave në listë. Në kundërshtim me çdo normë të Kodit Zgjedhorë janë bërë anëtarë të rinj. disa kanë votuar vetëm me një kontrabilitet.Shkoni qihuni me njeri tjetrin tani o shpellkaret e cecenit serb salih merni dhe lulzimen se i pelqen orgjia me shpellkare e byrektore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *