• |
ide | kryesore

Misteri i grupit kriminal të vjedhjeve në Tiranë, policia katër muaj në ndjekje dhe asnjë të arrestuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një grup kriminal i cili kryen grabitje rregullsisht në zonat larg Tiranës por jo vetëm, është vënë nën hetim nga policia e shtetit.


Banesat e grabitura kanë qenë të shumta, ndërsa prej katër muajsh ndjekje, policia ende nuk ka identifikuar anëtarët e këtij grupi, por ka mundur të mbledhë disa prova.


Mësohet se në të shumtën e rasteve vjedhjet kryen pasi bie nata.

Ata hyjnë me forcë dhe përdorin një solucion në formë spraji për t’i vënë në gjumë pjesëtarët e familjes.

Kryesisht vjedhin para, bizhuteri apo dhe vegla të ndryshme pune.

Dyshohet se vjedhjet e shumta që bëhen gjatë natës kryen nga e njëjta ‘dorë’, për shkak të taktikës që përdoren në të gjitha rastet.

Zonat më te ekspozuara, janë ato të cilat janë më pak të populluara, siç ishte rasti i Bërxullës pak ditë më parë, ku banorët deklaruan se dyshonin se hajdutët i vinin në gjumë dhe më pas kryenin vjedhjet.

2 Comments

    1. E sakte! Policia ben gjurmim e arrestime ne flagrance. Por kjo, mbasi ti kene arrestuar me pare te gjithe kriminelet qe shesin qepe, majdanoz e rroba gabi neper trotuare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu