• |
ide | kryesore

Ndërtimet pa leje, procedohen 4 persona në Tepelenë

Arkiva, Lajme



Policia e Tepelenës ka proceduar penalisht pronarët e dy objekteve dhe dy shtetas që po kryenin punime në këto objekte, pasi sipas uniformave blu, janë kapur duke ndërtuar pa leje. Sipas policisë, ka nisur procedimi penale ndaj F. B., 58 vjeçe, banuese në fshatin Gusmar, dhe I. B., 50 vjeç, banues në Tepelenë, pronarë të objekteve ku po kryheshin punimet, si dhe E. B., 30 vjeç, banues në Përmet, dhe P. J., 33 vjeç, banues në Memaliaj (punëtorë).

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, gjatë kontrollit të territorit në fshatrat Gusmar dhe Majkosh, kanë konstatuar ndërtimin e dy objekteve pa leje.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, shtetasit:

F. B., 58 vjeçe, banuese në fshatin Gusmar dhe I. B., 50 vjeç, banues në Tepelenë, pronarë të objekteve ku po kryheshin punimet;

E. B., 30 vjeç, banues në Përmet dhe P. J., 33 vjeç, banues në Memaliaj (punëtorë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *