• |
ide | kryesore

Nga vrasës në kundërshtar i denjë/ Biden ndryshon qasjen ndaj Putin, jep deklaratë disa orë përpara takimit me homologun rus

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka quajtur homologun e tij rus një kundërshtar të denjë. Biden thotë se ai nuk është i fokusuar te problemi nëse do të mund t’i besojë Putin-it, por te gjetja e pikave të përbashkëta, për të cilat ai mund të negociojë.

“Çështja nuk ka të bëjë me besimin, por me të rënit dakord. Kur nënshkruhen marrëveshje thuhet: këtë pres nga pala tjetër, nuk shkruhet që e besoj atë”, tha presidenti i SHBA-së.

Biden përpara kamerave gjithashtu deklaroi se ai e ka diskutuar qëndrimin e tij ndaj Rusisë edhe me liderë të tjerë të Natos dhe ata e mbështetën qasjen e tij.

Këto deklarata të kreut të Shtëpisë së Bardhë janë mjaft kontradiktore, pasi përpara disa javësh presidenti amerikan tha se presidenti rus ishte një vrasës dhe se ai do të paguante në lidhje me tentativat e tij për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2020-tës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *