• |
ide | kryesore

Përplasi me makinë të moshuarën dhe u largua menjëherë, policia shpall në kërkim të riun

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 22-vjeçar që përplasi me mjetin e tij një të moshuar është shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në lagjen 11 të qytetit të Durrësit. Nga blutë e qytetit bregdetar mësohet se i riu me iniciale E.Z. ka shtypur 74-vjeçaren dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

E moshuara është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale janë dërguar prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *