• |
ide | kryesore

Prishja e Teatrit Kombëtar/ Gjykata Kushtetuese tërhiqet të marrë vendimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbyllet pas 12 orësh seanca e Gjykatës Kushtetuese ku po diskutohej padia e Presidentit të Republikës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Tashmë trupa gjykuese pritet të marrë një vendim nëse shembja e godinës ishte apo jo në shkelje të ligjit.

Gjatë seancës këshilltari i presidentit Meta për çështjet ligjore, Bledar Dervishaj është shprehur se Kuvendi nuk i ka rivlerësuar konstatimet për shkelje të kreut të shtetit. Sipas tij, Kuvendi ndryshoi titullin dhe procedurën e ligjit, duke e dërguar tek kreu i shtetit si të ri, pa i vlerësuar konstatimet për shkelje.

“Çështja ka nisur që në 2018 mars, që përkon dhe me daljen jashtë funksionimit të Kushtetueses. Në atë kohë u hodh ideja e një ligji special, të një zone në qendër të Tiranës. Shumë shpejt, në 26 qershor 2019 erdhi ligji special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe zonës aty pranë.

Presidenti pasi mori ligjin për Teatrin nga Kuvendi e vlerësoi me seriozitet, me dekret e ktheu për rishqyrtim. Kuvendi mori në shqyrtim dekretin e Presidentit dhe vendosi pranimin e tij. Titulli i ligjit ndryshoi, përmbajtja e ligjit ndryshonin deri diku.

Nga leximi i ligjit të ri na rezultoi se s’kishin marrë parasysh ato që kërkoi presidenti. Hoqën vetëm emrin e kompanisë private propozuese. Ata vendosën disa kushte e paragrafë dhe ky ligj të çonte sërish tek e njëjta kompani.

Çdokush që do donte të konkurronte për këtë projekt do duhet të negocionte me Fusha shpk si pronar trualli. Këtu bie qëndrimi i Kuvendit se do kishte një garë”– është shprehur Dervishaj.

Këshilltari ligjor i Metës ka deklaruar se Këshilli Bashkiak, nuk duhej të vendoste pro prishjes së Teatrit, të paktën, derisa të shprehej Gjykata Kushtetuese.

“Me datë 9 maj, Presidenti bëri dy thirrje të ndërpritej çdo veprim ndaj Godinës së Teatrit. Më 12 maj, Rama deklaroi me forcë se godina do prishej. Ende Këshilli Bashkiak, nuk kishte marrë vendim. Më 14 maj, Meta depozitoi në këtë gjykatë kërkesën e dytë dhe e bëri thirrje të mos vendosej dorë mbi godinat e teatrit, derisa të shprehej Kushtetuesja. Po atë ditë, Këshilli Bashkiak kishte vendosur shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar. Thirrjet nuk u dëgjuan. Kemi 5 mijë firma qytetarësh që kërkojnë mosprishje godine,”- shtoi më tej Dervishaj.

Ndërsa përfaqësuesja e Kryeministrisë Elira Kokona është shprehur se godina e Teatrit Kombëtar nuk ka pasur asnjë vlerë kulturore. Në seancën e mbajtur në Gjykatën Kushtetuese, Kokona mësohet të ketë thënë se është UNESCO që e përcakton nëse një vepër është trashëgimi kulturore botërore dhe jo Europa Nostra, të cilin e vlerësoi si një institucion të thjeshtë privat.

“Vlera kulturore në këtë vend nuk ekziston. Godina për të cilën jemi mbledhur nuk është çështje kushtetuese. Godina e Teatrit nuk ka pasur vlerë kulturore. Europa Nostra është një institucion privat. Kjo nuk është objekti i një gjykimi kushtetues. I kërkoj Gjykatës Kushtetuese të rrëzojë kërkesat e ngritura nga Presidenca. A mundet Gjykata Kushtetuese të vihet në lëvizje për një pronë nga Presidenca? UNESCO e përcakton nëse një vepër është trashëgimi kulturore botërore,” – tha Kokona.

Pas seancës maratone avokatja Adriana Kalaja tha se ka depozituar prova shtesë dhe se ka bindjen që e ka bindur Kushtetuesen.

“Siç jeni në dijeni, mbaruam një seancë maratonë, filloi në orën 10 paradite. Sot u bë realisht gjykimi i themelit të çështjes, ku Presidenti dhe Aleanca kërkuam shfuqizimin e ligjit special të 2018 të VKM së transferimit të pronës së 2020 dhe vendimit të Bashkisë pë shembjen e Teatrit.

Pas një debati të gjatë siç e keni ndjekur, Gjykata Kushtetuese e mbylli hetimin, administroi provat dhe u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar. Kam besim se do marrë një vendim pozitiv. Kemi depozituar prova shtesë, besoj se e kemi bindur,” – tha Kalaja. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. njerëzimi ka njohur edhe liderë “polifemë”, që kanë përdorur forcën e dhunën për të arritur synimet e tyre duke i detyruar të tjerët t’u nënshtrohen atyre, lidera “përbindësha”. Shembuj klasikë të liderëve që kanë përdorur forcën/dhunën/detyrimin për realizimin e qëllimeve janë Adolf Hitler, lider i Gjermanisë naziste, Sllobodan Millosheviç në Serbi dhe Sali Berisha në Shqipëri. Secili prej tyre ka shfrytëzuar autoritetin dhe rreptësinë që t’i detyrojë të tjerët që të sillen në mënyrën e parapërcaktuar. Pretendohet se liderët të cilët e përdorin imponimin nuk janë shembuj për lidership ideal e historik. Liderët të cilët e përdorin imponimin forcën e dhunën më tepër përqendrohen në qëllimet vetjake e më pak për nevojat e interesat e popullit të vet.

  2. Nuk ka per te patyr vendim me 5 vota

    Mjaf t te shihni vendimin per zef hilen e vaut te dejes dhe kuptohet qe anetaret te gjykata po gjejne mos arsye per te mos goditur vendimet e rames

    Ishte nje rast flagrant dhe vendimi me i rendesishem ishte 4 me 3

    Pas diskretitemeve te klgj klp prokurorit te ri inpsektorit te ri, spak bkh ked i vje radha gjykates per tu diskretituar

    Rezultati dihet qe ne nishe. ,parashikim i sakte 4 me 3 mezi presim argumentimin vetediskretituese te anetareve te ripjelljes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *