• |
ide | kryesore

Rregullat e reja/ Si mund të udhëtosh tani në Europë edhe pa qenë i vaksinuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkimi Evropian tashmë e ka vendosur. Mund të udhëtohet në vendet e unionit edhe nga Shqipëria pa qenë i vaksinuar fare. Mund të udhëtohet për qejf, për turizëm apo për të takuar familiarët.

Do të mjaftojë vetëm një tampon negativ i kryer brenda 72 orëve fundit ose një tampon i shpejtë i kryer brenda 48 orëve.

Vendimi u morr nga 27 ambasadorët në Këshillin e BE dhe të premten do të marrë vulën përfundimtare. Gjithsesi do të mbetet në dorën e vendeve nëse përveç tamponit do të kërkojnë edhe një periudhë karantine sapo të hysh në territorin e tyre në rast të dyshimeve apo konstatimit të një rasti pozitiv.

Vendimi përfshin përveç Shqipërisë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Libanin, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Tajvanin, Hong Kongun, Makaon dhe Tailanda. Ky grup i bashkohet tashmë Japonisë, Australisë, Izraelit, Zelandës së Re, Ruandës, Singaporis dhe Koresë së Jugut që e kanë pasur të drejtën të hyjnë në BE që më herët.

Lista e vendeve azhurnohet çdo 14 ditë dhe parashikon që çdo vend në 14 ditët e fundit të ketë regjistruar më pak se 75 raste të Covid për 100 mijë banorët.

Vendimi vjen në pritje të “Green Pass” apo ajo që njihet si “Certifikata e gjelbër evropiane” e cila do të hyjë në fuqi në 1 korrik dhe që do të lejojë qytetarët e BE të lëvizin lirshëm brenda Bashkimit.

Brukseli po punon gjithashtu me Shtetet e Bashkuara për njohjen e vaksinimit dhe çertifikatave të tyre shëndetësore përkatëse në mënyrë që të thjeshtojë udhëtimet për Evropianët dhe Amerikanët. Kufizimet e udhëtimit në Evropë kanë qenë në fuqi që nga Marsi i vitit 2020 kur BE vendosi të mbyllë kufijtë e saj për udhëtime jo-thelbësore. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *