• |
ide | kryesore

“Rudiger më kafshoi, por nuk dua të dënohet”: Pogba kërkon të mbrojë gjermanin, por UEFA jo

-Instant, Sport



Mes shumë veprimeve spektakolare në Francë-Gjermani, ndodhi edhe kafshimi i Rudiger ndaj Pogba. Sigurisht që nuk është i krahasueshëm me atë të Suarez ndaj Chiellini në 2014, por sidoqoftë një gjest jo i bukur që nuk i shpëtoi syve të kamerave dhe që mund t’i kushtonte penalitetin mbrojtësit gjerman, edhe pse nuk mori në të vërtetë as karton e veprimi nuk u ripa as në Var. Gjithësesi, Pogba e mbrojti në fund të ndeshjes: “Ai më kafshoi. Por nuk dua që të dënohet ”.

Disa minuta para përfundimit të pjesës së parë, Rudiger u kap nga kamerat duke u përpjekur të kafshonte në shpinë francezin, i cili menjëherë u ankua te gjyqtari: “Ai më dha një kafshim, por ne njihemi me njëri-tjetrin prej kohësh. I thashë arbitrit, ose më saktë atij që vendos e ai mori vendimin e tij. Për mua përfundoi atje, thjesht dua të mendoj për futbollin. Nuk u dhanë kartona dhe mendoj se është më mirë kështu. Ishte një ndeshje e bukur dhe unë jam i lumtur për tifozët tanë, por nuk dua që Rudiger të pezullohet për diçka të tillë. Në fund të lojës u përqafuam ”, ka thënë Pogba pas ndeshjes.

Pavarësisht nga ‘falja’ e mesfushorit, megjithatë, kjo nuk i jep fund cështjes se, edhe pse nuk është dhënë asnjë karton, nuk përjashtohet që episodi të abalizohet përmes provës TV.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *