• |
ide | kryesore

Shtylla u shemb dhe i mori jetën elektriçistëve, vihet në pranga drejtori dhe inxhinieri i OST-së në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka vënë në pranga drejtorin e OST-së në Fier, Andi Prifti dhe si dhe inxhinerin Eriseld Lala për “Shpërdorim detyre”. Arrestimi i dy zyrtarëve erdhi pas humbjes së jetës të dy elektricitëve një ditë më pare. Blutë njoftojnë se arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve.

Kujtojmë se nga rrëzimi i shtyllës së tensionit të lartë ditën e djeshme kanë humbur jetën tragjikisht Gjergji Duka, 50 vjeç, dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç. Shtylla elektrike ka qenë me probleme pasi nga erozioni ishte kalbur dhe është thyer në dysh nga pesha e elektricistëve dhe së bashku me shtyllën janë rrezuar në tokë, ku kanë gjetur vdekjen.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *