• |
ide | kryesore

Si ndërhyn SHBA në drejtësinë ndërkombëtare/ Carla del Ponte: Madlen Albright më telefonoi personalisht për Ramush Haradinajn

-Instant, Të fundit

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, ka thënë se në kohën kur po gjykohej ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte telefonuar ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright.


Del Ponte tha se në këtë bisedë telefonike Albright i kishte thënë që të kishte kujdes me Haradinaj sepse në Kosovë mund të kishte trazira.


Ajo në një intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”, theksoi se nuk kishte kërkesa nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të mos i hetonte shqiptarët, sepse në të kundërtën do të ankohej publikisht.

“Jo, sepse atëherë mund të ankohesha në publik. Por Madeleine Albright, e cila ishte sekretare e shtetit në atë kohë, më tha në telefon: Carla, ngadalë, ngadalë. Bëj kujdes me (ish-komandantin e UÇK-së Ramush) Haradinajn, përndryshe do të ketë trazira në Kosovë”.

Ish-kryeprokurorja e Hagës foli edhe për procesin e gjykimit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

Carla Del Ponte tha se mënyra se si ai i merrte në pyetje dëshmitarët i kishte frikësuar ata dhe kishte bërë që disa prej tyre t’i tërhiqnin dëshmitë e tyre.

“E vetmja gjë që më befasoi ishte mënyra se si ai i mori në pyetje dëshmitarët gjatë gjyqit. Shumë prej tyre ende e panë presidentin te ai dhe ishin frikësuar. Ai madje bëri që disa prej tyre të tërhiqnin dëshmitë e tyre”.

3 Comments

  1. Edhe vete sipas kesaj antishqiptares , Carla del Ponte,Madlen Albright nuk paska nderhyre, por vetem ka qene e shqetesuar se mos gjykimi i padrejte dhe i njeanshem ndaj ish luftetarve te UCK, mund te shkaktonte trazira ne Kosove. Ku eshte nderhyrja ketu>? Por edhe te ishte nderhyrje, a nuk po behet fjale per nje nderhyrje ne radhe te pare te drejte, dhe ne radhe te dyte ne favorin shqiptar? I panevojshem ky lajm/titull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu