• |
ide | kryesore

Si ranë njëri pas tjetrit gjashtë kryetarë bashkie?

-Instant, Kryesore, Lajme



Zhurma e zgjedhjeve të fundit lokale, të kontestuara që prej fillimit, vijon t’i përhapë valët saj e të dëgjohet edhe sot.

“Të zgjedhurve” në këtë garë me vetveten, iu zbuluan kohë pas kohe histori të cilat ia kishin fshehur votuesve atëherë kur i kërkonin t’i besonin drejtimin e fateve të tyre.

Sot, jo pak, por 5 bashki, nuk udhëhiqen më prej kryetarëve të përzgjedhur në garën e vitit 2019. Së fundmi pritet edhe shkarkimi i kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, i cili ka rezultuar i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë. Ndërkohë, në Vlorë vijon të jetë e tensionuar marrëdhënia mes kryetarit të Bashkisë, Dritan Lelit dhe kryeministrit Edi Rama.

Denoncim për falsifikim të formularit të dekriminalizimit

Pas denoncimit nga Partia Demokratike kundrejt kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj se ka gënjyer dhe falsifikuar formularin e dekriminalizimit, pritet edhe shkarkimi i tij,

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, Qerim Ismailaj është dënuar në Greqi nga Gjykata e Chios me 3 vite burg në mungesë për veprën penale “Konflikti dhe përleshje”. Kjo vepër penale në Kodin tonë Penal korrespondon me veprën “dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga ne 90/1 e cila sanksionon vetëm dënim me gjobë, vepër që nuk e prek ligji i dekriminalizimit. Por Ismailaj ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit duke mos e shkruar këtë dënim dhe për këtë ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Raste të ngjashme me atë Mallakastrës janë ndeshur edhe më parë. Bëhet fjalë për ish-kryetarët e bashkive të Vorës dhe të Shkodrës, të cilët dolën fitues në zgjedhjet lokale, unikale për periudhën e demokracisë në Shqipëri.

Përfshirje në ngjarje kriminale jashtë vendit

Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku u shkarkua me vendim të KQZ-së në formë unanime, me 5 vota pro.

Organi i akuzës konkludoi se gjyrmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve) të Kajmakut përputheshin me të “Jorgo Totos”, emër i përdorur prej tij gjatë qendrimit në Greqi. Kajmaku akuzohej për falsifikim të Formularit të Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave fallco. Pas konfirmimit të Prokurorisë, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

Nga ana tjetër, përkundër pretendimit të ngritur nga PD-ja, Kajmaku deklaronte për mediat se nuk është dënuar dhe as është dëbuar ndonjëherë nga shteti grek dhe sipas tij, këto akuza kishin sfond politik.

Sot në krye të kësaj bashkie është vendosur një i emëruar dhe jo i zgjedhur, Gentian Picari.

Prej një tjetër denoncimi të ardhur nga selia blu për ngjarje që lidhnin kryebashkiakët e sapoemëruar me krimin, në qendër të vëmendjes mediatike u vu edhe rasti i Valdrin Pjetrit.

PD pretendonte se ai prekej nga ligji i dekriminalizimit pikërisht për shkak të ndalimit të tij në Itali në harkun njëvjeçar 2001-2002, duke shtuar se pas kthimit në Shqipëri,  ai nuk kishte udhëtuar më në drejtim të shtetit fqinj për tetë vjet me radhë. Por, në formularin e vetëdeklarimit që kryebashkiaku i porsaemëruar i Shkodrës kishte dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk përmendte ndonjë dënim të dhënë ndaj tij nga autoritetet italiane.

“I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!”, shkruante ai në momentin e dorëheqjes.

Voltana Ademi, ndonëse me mandat të përfunduar kushtetues prej gati dy vjetësh, vijon të jetë timonjere e kësaj bashkie.

Zëvendësime të pajustifikuara

Ish-kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare si pasojë e një infarkti. Ai po konsumonte kafe në një lokal në Peshkopi, ku ndodhej për të parë ndeshjen Korabi-Egnatia. Sot kjo bashki drejtohet nga nipi i tij, Edision Memolla, i cili mësohet se nuk ka mbajtur më herët ndonjë post në këtë bashki.

Kandidimi për deputet si karrem i marrjes së postit

Për Dionis Imerajn, të vendosur në krye të bashkisë së Dibrës, dorëheqja qe e detyrueshme pasi u angazhua në garën për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo është një taktikë që do të ndiqej me vonë edhe me homologun e tij në Vlorë, por ndryshe nga ai, Imeraj e priti me gëzim momentin e lënies së stafetës.

“Siç tanimë jeni informuar, kam vendosur t’i bashkohem padiskutim ekipit fitues të Partisë Socialiste për qarkun Dibër në zgjedhjet e 25 Prillit e të përfaqësoj Dibrën në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruante ai në rrjetet sociale.

Aktualisht kryetar në detyrë i kësaj bashkie është Shkëlqim Murrja.

Gafat që çuan në dorëheqjen e ish-kryetares së Bashkisë së Durrësit

Valbona Sako dha dorëheqjen pas zhurmës mediatike me të cilën u përball, shkaktuar prej dy gafave të saj në lidhje me pasojat që la pas tërmeti shkatërrimtar i nëntorit të 2019-ës. Fillimisht, ndërsa fliste për mënyrën se si po zgjidhej çështja e akomodimit për banorët e Durrësit të mbetur jashtë shtëpive të dëmtuara, në një mënyrë që tingëllonte cinike ajo u shpreh se ata dërgoheshin në hotele me 5 yje, të cilat nuk do të mund t’i paguanin në rast pushimesh.

Gafa e dytë qe ajo që i dha një goditje edhe më të fuqishme, pasi u shpreh me doza optimizmi të tepruar për numrin e viktimave, që sipas përllogaritjeve të saj mund të kishte qenë edhe më i madh.

“Duhet të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima, sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”, përçartej ajo asokohe.

Pas dorëheqjes së saj, në të njëjtën karrige u vendos Emirjana Sako.

Nën shënjestër për t’u shkarkuar, këtë herë prej vetë Partisë Socialiste është edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i cili pati një marrëdhënie të tendosur fillimisht me drejtuesin politik të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknurin dhe më pas me vetë kryeministrin, Edi Rama.

Leli është braktisur nga këshilltarët bashkiakë dhe prej pjesës dërrmuese të socialistëve prej rezistencës që ka bërë kundrejt urdhërave “të pakundërshtueshme” të ardhura nga lart.

Ai nuk iu përgjigj as ftesës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, që ishte një mënyrë e tërthortë për ta bërë kurban e për ta larguar prej postit që mban në bashkinë e qytetit të tij. Emri më i lakuar që mendohet se mund t’i zërë vendin është ai i Afrim Qendros, krahut të djathtë të Damian Gjiknurit.

Lexo edhe:

Finalizohet divorci Rama-Leli në Vlorë, kryeministri e quan “të vdekur

Finalizohet divorci Rama-Leli në Vlorë, kryeministri e quan “të vdekur”

Më 23 qershor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019. Në nenin 61 të ligjit për vetëqeverisjen vendore përcaktohet qartë procedura që ndiqet pas përfundimit para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reflektim për zgjedhjet më atipike në historinë e demokracisë shqiptare, i cili do të mund të shprehet përmes një gare të re të parakohshme, që duket se është krejt e nevojshme në një kohë kur 10% e bashkive janë të boshatisura.

©Lapsi.al

 

 

 

 



9 Comments

  1. Lulzim Basha i trembet aq shumë Sali Berishës, sa vetëm duke i deklaruar dashuri prej “biri” politik çdo ditë, mund ta qetësojë.

    Ndryshe Berisha bën dhe paralajmërime të tilla si “nuk përjashtoj mundësinë e rikthimit në krye të PD, duke respektuar të gjitha të drejtat kushtetuese”! Apo si siç thotë Grida Duma se “kolegut tim Sali Berisha edhe i ngrihet herë herë andrenalina politike. Dhe tashmë i është ngritur”.

    Apo sikurse e mendojnë dhe vetë demokratët me në krye Lulzim Bashën se Sali Berisha me një telefonatë ndryshon kreun e PD dhe hipën vetë edhe zyrtarisht në këtë post, të cilin ka 30 vite që e mban “me thonj”Nuk e rru

  2. Lulzim Basha i trembet aq shumë Sali Berishës, sa vetëm duke i deklaruar dashuri prej “biri” politik çdo ditë, mund ta qetësojë.

    Ndryshe Berisha bën dhe paralajmërime të tilla si “nuk përjashtoj mundësinë e rikthimit në krye të PD, duke respektuar të gjitha të drejtat kushtetuese”! Apo si siç thotë Grida Duma se “kolegut tim Sali Berisha edhe i ngrihet herë herë andrenalina politike. Dhe tashmë i është ngritur”.

    Apo sikurse e mendojnë dhe vetë demokratët me në krye Lulzim Bashën se Sali Berisha me një telefonatë ndryshon kreun e PD dhe hipën vetë edhe zyrtarisht në këtë post, të cilin ka 30 vite që e mban “me thonj”Nuk e rruajti njeri per keto hale,as pd e as populli,por si tja bejme pa salihun qe amerika e zhveshi lakuriq ketij halli o shpellkare beni derman

  3. Bravo. I pamohueshem progresi i Shqiperis. Nuk shkuleshin me perpara sikur ctju beje nga bashkia. Bravo Rama, bravo ps, hallall vota

  4. Po te gerrmoni edhe pak me shume do shikoni se 50% e ketyre jane me cene . Gjysma e tyre jane mafie . mos gerrmoni me shume se pastaj do vij era mut anembane shqiperise. Faji nuk eshte i ketyre por i palloshit qe sa here fut doren ne thes po kkkk nxjerr edhe pse ne thes vetm nje eshte .

  5. O i patru(paemer) i 18:51 dhe 18:53
    Te te rroje truri dyst(rrafsh) qe ke.Shko or koqe lexo shqip,bahet fjale per te pakten 6 mashtrues krietar bashqishe dhe me n’krye supermashtruesin Edpaulbilal Rama,jane talle’ me ty dhe disa si ti.
    Keto u votuan(zgjodhen)nga vetem 17% e Allvanoseve,ne se te kujtohet.Megjithese asht e qarte se nuk te kujtohen ,sepse ti harron artikullin qe sa po ke lexuar dhe i’a fute pordhes me komente te nji tjeter teme.

  6. Keshtu jene te tere kr e bashkive njeri nga keta ka qene sekretar ne gerdec ku ndodhintragjedia mos e ka mbyllur dosjen e nuk e can koken me po ishslla hapet e te ndeshkohet prr ato jete te pafajshme qe punonin per tu ushqyer

  7. njerëzimi ka njohur edhe liderë “polifemë”, që kanë përdorur forcën e dhunën për të arritur synimet e tyre duke i detyruar të tjerët t’u nënshtrohen atyre, lidera “përbindësha”. Shembuj klasikë të liderëve që kanë përdorur forcën/dhunën/detyrimin për realizimin e qëllimeve janë Adolf Hitler, lider i Gjermanisë naziste, Sllobodan Millosheviç në Serbi dhe Sali Berisha në Shqipëri. Secili prej tyre ka shfrytëzuar autoritetin dhe rreptësinë që t’i detyrojë të tjerët që të sillen në mënyrën e parapërcaktuar. Pretendohet se liderët të cilët e përdorin imponimin nuk janë shembuj për lidership ideal e historik. Liderët të cilët e përdorin imponimin forcën e dhunën më tepër përqendrohen në qëllimet vetjake e më pak për nevojat e interesat e popullit të vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *