• |
ide | kryesore

Vdekja e elektricistëve, arrestohet Drejtori dhe Inxhinieri i OST në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një ditë më parë në Fier dy punonjës të OST humbën jetën gjatë punës pasi shtylla ku po punonin u rrëzua.


Polcia bën të ditur gjatë ditës së sotme se janë arrestuar, Andi Prifti, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier dhe Eriseld Lala, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.


Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit:

A. P., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier.

E. L., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.

3 Comments

  1. Kreret e shtetit ankohen se shqiptaret nuk punojne e jan dembela.

    Cili do donte te punoje ne nje vend ku e dergojne per tu sakatuar a per te vdekur

  2. Ne keto raste, kur bilanci eshte kaq tragjik ka nevoje per nje ekspertize te thelluar, qe raste te tilla mos ndodhin me. Nuk ka gje me te shtrente se jeta njeriut. Sot ka teknologji qe nuk te le , te ekspozish ne menyre kaq te rrezikshme njeriun.

  3. Ngjarja eshte shume e rende, dhe patjeter dikush duhet te mbaje pergjegjesi. Elektricistet jane ngjitur aty ne ato kushte, me urdher. Drejtuesit inxhinieret ne kete rast jane treguar miop, pa vleresuar ekzaktesisht riskun. Drejtuesit janr politike, dhe nuk i lidh teknikisht me kete pune asgje. Fatkeq 2 elektricistet, qe kete papergjegjshmeri te institucioneve te ketij shteti rrembythje, e paguan me jeten e tyre. Lane femije dhe familje, duke rene ne krye te detyres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu