• |
ide | kryesore

Video/ Goli brilant i Miranchuk, mban gjallë Rusinë: Finlanda tani ‘tifoze’ e Belgjikës

-Instant, F1, Sport, Video



Në Gazprom Arena në Shën Petersburg, Rusia harron 3-0 që pësuan kundër Belgjikës në debutimin e tyre evropian, duke mundur Finlandën 1-0. Një pjesë e parë jo shumë emocionuese u mbyll me avantazhin rus të nënshkruar nga Miranchuk, autor i një goditje inteligjente me të majtën, që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave. Vendasit shkuan afër dyfishimit disa herë, por rezultati nuk ndryshoi dhe Rusia arrin pikërisht Finlandën, në kuotën e 3 pikëve në Grupin B të Euro 2020.

Fillimi i vrullshëm i ekipit kombëtar të stërvitur nga Kanerva, që kaloi menjëherë në epërsi me heroin e ndeshjes kundër Danimarkës: megjithatë Var anuloi goditjen me kokë të Pohjanpalos, në krosimin e Raitala, për offside. Sidoqoftë, u duk vetëm një episod, sepse në minutën e 10, Miranchuk shërbeu për Ozdoev, që fare pranë portës goditi mbi traversë. Menjëherë më pas Dzyuba, i shërbyer nga Miranchuk, tronditi shtyllën, edhe pse ishte në një pozicion jashtë loje. Për Rusinë gjërat mund të komplikoheshin kur Barinov (tashmë me një karton të verdhë) rrezikoi të përjashtohet pas një shuplake ndaj Pukkit në fund të pjesës së parë, që përfundoi me avantazhin e Rusisë me golin brilant të Miranchuk në shtesë të plotë.

Në fillim të pjesës së dytë Golovin provoi nga distanca, për fatin e Hradeckyt (që ishte vonë) ngjitur me shtyllën. Në të 55’ Pukki provon të tërheqë të tijtë: kalon Barinov por goditja e tij bllokohet në dy kohë nga Safonov. Rusët vazhduan presionin, por edhe Kuzyaev nuk mposht dot portierin finlandez, por rastët e shpenzuara mund ti dënonin në minutën e 90, kur Arajuuri gati sa barazoi rezultatin me një goditje të fortë me kokë mbi traversë.

Një gol i mahnitshëm për nga realizimi i lojtarit të Atalantas, Miranchuk, “ringjalli” Rusinë dhe minoi ëndrrën e Finlandës për të hyrë në raundin e dytë. Sidoqoftë, në grupin B, asgjë ende nuk është vendosur. Shumë do të varet nga Danimarkë-Belgjikë nesër në Kopenhagen. Finlandezët duhet të bëjnë tifo për belgët, pak sepse një humbje tjetër do ta nxirrte jashtë loje Danimarkën dhe pak sepse finlandezët ndeshjen e fundit do të përballen me Belgjikën që do të ishte në këtë rast e kualifikuar. Fitorja e Rusisë, gjithësesi, ishte e merituar, “armata e kuqe” e Cherchesov për mirë ose për keq bëri lojën, ndërsa Finlanda ishte pasive për një kohë të gjatë, e mbyllur në guaskën e saj, me shpresën se do të merrte një pikë kualifikimi…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *