• |
ide | kryesore

Video/ Italia skuadra e parë e kualifikuar në 1/8: Zvicrën tani e ndihmon vetëm një mrekulli

-Instant, F1, Sport, Video



Italia është skuadra e parë që kualifikohet në raundin e 1/8 të Euro 2020. Në Olimpico, në Romë, ekipi kombëtar i drejtuar nga Mancini mposhti Zvicrën 3-0, duke mbetur me pikë të plota në grupin A. Njeriu i mbrëmjes ishte Manuel Locatelli, i cili shënoi një dygolësh, duke mbyllur fillimisht një aksion të gjithin në shpejtësi në minutën e 26′, pastaj në 52′ nuk i la shans Sommer me një të majtë. Tris është vepër e Immobile në 89′, që shënon golin e dytë në turne.

Një Itali e madhe mposhti Zvicrën 3-0 në Olimpico dhe tashmë është kualifikuar për në fazën e 1/8. Protagonist i madh i mbrëmjes Manuel Locatelli, i cili u bë mesfushori i parë italian që arrin të shënojë një dygolësh në kampionatet europiane. Goli i parë i mesfushorit të Sassuolos erdhi në minutën e 26: Berardi në të djathtë dribloi Rodriguez dhe shërbeu për Locatellin që nuk e kishte të vështirë të thyente Sommer. Në pjesën e dytë erdhi goli i sigurisë: Locatelli mori një pasim nga Barella jashtë zonës, e sistemoi në të majtë dhe mundi portierin zviceran, të palëvizshëm mes shtyllave.

Petkovic largoi edhe Shaqirin nga fusha, i vetmi që mund të krijonte ndonjë shqetësim mbrojtjes hermetike të Mancinit që nuk pëson gol prej 11 ndeshjes në të cilat ka realizuar 31 gola. Zvicra bën fare pak, për të mos thënë aspak dhe impenjoi Donnarumman vetëm me një përpjekje të dyfishtë nga Zuber, që nuk shmang dot rrezikun e eleminimit për helvetët, që tani duhet të fitojnë ndeshjen e fundit me Turqinë me më shumë se dy gola e të shpresojnë që Italia do të bëjë goleadë edhe kundër Uellsit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *