• |
ide | kryesore

Video/ Pogba heq birrat nga konferenca e shtypit: sponsorët e UEFA-s në vështirësi

-Instant, Sport, Video



Një gjest i ngjashëm me atë të Cristiano Ronaldos ka ardhur edhe nga Paul Pogba, në përfundim të ndeshjes mes Francës e Gjermanisë në Mynih: sapo mbërriti në konferencën për shtyp, mesfushori spostoi nga tavolina dy birrat e sponsororit Heineken, duke i vendosur poshtë saj, por duke lënë dy shishet e Coca Cola.

Pas asaj që Ronaldo bëri me Coca Cola-n ishte radha e Pogba me Heineken, gjë që po e vendos UEFA-n në një pozitë shumë të vështirë me sposorët. Për Pogbanë duket se gjithçka lidhet me fenë, pasi si mysliman që është, nuk i lejohet alkooli dhe për këtë arsye vendosi që ta heqë birrën. Të njëjtën gjë pak vite më parë ka bërë edhe Mesut Ozil, i cili nuk pranoi që të reklamonte një pije alkoolike te Gjermania.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *