• |
ide | kryesore

Vuçiç zbardh detaje nga takimi: Kurti më pyeti 10 herë kur do e njohim Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë detaje të reja nga takimi me Albin Kurtin në Bruksel.

Vuçiç zbulon se Kurti e pyeti 10 herë se kur do e njihte Kosovën, dhe ai mori përgjigjen “Kurrë”.

Ndërkohë Vuçiç e pranon u përgjigj në “mënyrë brutale” ndaj Kurtit, madje edhe mund ta ketë fyes, por nuk pendohet. Për Presidentin serb ishte befasi se si një njeri mund të përdorte një fjalor të tillë në takim.

Gjithsesi Kurti me Vuçiç do të takohen më 25 korrik në ballafaqimin e radhës nën një skenë të nxehtë politike.

Takimi mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në Bruksel vështirë të quhej dialog, pasi nisi e përfundoi me konfrontime, pas ideve dhe propozimeve të hedhura në tryezë. Disa persona të afërt me delegacionet i quajtën madje edhe në “prag incidentesh” momentet e takimit, raportoi DQ, ndërsa siç sqaruan vetë Kurti dhe Vuçiç për mediat, bisedimet kanë reflektuar largësinë nga ku palët e shohin zgjidhjen e çështjes.

Si për ta përshkruar më së miri atmosferën konfliktuale në takim shërben përgjigjia që u dha Albin Kurti gazetarëvë, të cilët e pyetën nëse pati incidente. “Ishte mirë që kemi pasur një distancë prej dy metrash”, tha Kurti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *