• |
ide | kryesore

Aktrimi i pilotit grek/ Përqafoi nënën e gruas që vrau para arrestimit (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch u zbulua nga hetuesit grekë 37 ditë pas ekzekutimit të saj në sy të foshnjës. Ka qenë bashkëshorti i saj 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos, personi i cili kreu krimin e rëndë dhe u mundua deri në detaje për të inskenuar grabitjen dhe t’ia hidhte drejtësisë. Aktrimin e tij, piloti 32-vjeçar e përfundoi ditën e sotme kur efektivët shkuan dhe e arrestuan.

Ditën e sotme pak para arrestimit ai është fotografuar me nënën e gruas së tij Caroline, duke e përqafuar dhe ngushëlluar për krimin makabër që i mori jetën të bijës.

Pas një dëshmie maratonë prej tetë orësh Charalambos Anagnostopoulos pranoi se kishte vrarë gruan e tij, pasi kjo e fundit i kishte pohuar se do të largohej bashkë me vajzën e tyre 11-muajshe.

Ngjarja ka shokuar opinionin publik grek, pasi piloti 32-vjeçar tentoi shumë manovra me qëllim të mos zbulohej krimi që kishte kryer. Madje në një nga dëshmitë tij, piloti tha se kishte njëri nga grabitësit fliste gjuhën shqipe.



4 Comments

  1. Qe kur doli lajmi e dija qe ishte i shoqi grek vrasesi. Policia e shteti atje gjithemone kur jane ne veshtiresi dhe renie kredibiliteti fajeson shqipetaret sepse e dine qe ne shqiperi nuk ka shtet qe te mbroje interesat e tyre dhe imazhin e kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *