• |
ide | kryesore

Arroganca e Lajcak me Kosovën: Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku kanë reaguar ashpër ndaj komenteve të të dërguarit të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, i cili kur u pyet në një tryezë diskutimi për liberalizimin e vizave për kosovarët mes tjerash tha:

“Nëse nuk i besoni Bashkimit Europian, shkoni diku tjetër”.

Kusari-Lila tha se nëse Lajcakut nuk i pëlqen puna e tij, ndoshta do të ishte më mirë të shkonte diku tjetër.

“Një moment për t’iu përgjigjur Miroslav Lajçakut, nëse nuk e doni punën tuaj, ndoshta më mirë është të shkoni diku tjetër. Çfarë deklarate arrogante nga dikush që supozohet të ndihmojë dy shtete për t’u afruar me Bashkimin Europian dhe të mos shikoj tutje”, ka shkruar ajo.

As ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, nuk la pa e fshikulluar të derguarin e BE-së.

“Arrogant. Ekstremisht arrogant. Zgjerimi nuk është projekt altruist. Për më tepër, nëse Bashkimi Evropian dështon në fqinjësi, atëherë si presin burokratët e BE-së, të merren seriozisht me vende më të largëta dhe shumë më komplekse”, thotë ajo.

Në fund të muajit maj, disa deputetë gjermanë kërkuan liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, ndërsa Brukseli duket se e ka hedhur të gjithë vëmendjen e tij tek dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja./ tch



5 Comments

  1. ka në kurriz një sërë akuzash të rënda, që nga ngritja e sistemit piramidal me “bekimin” e tij, tragjedinë e marsit 1997 ku humbën jetën mbi 4 mijë njerëz, “Gërdecin” ku u vranë nga biznesi i djalit të tij 26 të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, aferën 230 milion euroshe të Rrugës së Kombit, vrasjen shtetërore para kryeministrisë nga Garda të 4 demonstruesve të opozitës, aferën 500 milionë euro CEZ-DIA, Berisha nuk e ka “gëlltitur” vendimin e Blinken!

    Për më tepër që është shpallur i padëshirueshëm sëbashku me bashkëshortën Lirie, vajzën Argita e djalin Shkelzen, të argumentuar dhe në deklaratën e plotë të sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken!

  2. O i pa ymër mos harro babain tënd Enver kriminelin më të egër gjatë gjithë historisë të shtetit shqiptar.6700 të pushkatuar 49000 të burgosur e mijra të tjerë të internuar për shkak se ishin shqiptar të vërtetë e jo si ju vrasës të shqiptarëve.As një lloj pushtusi nuk ka vrarë sa ka vrarë babai yt Enveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *