• |
ide | kryesore

Dënohet për shpërdorim detyre ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi sot me një vit burg ish-kryetaren e Bashksisë së Gjirokastrës Zamira Rami, dënim i cili do të shlyhet duke kryer punë me interes publik.

Rami është gjetur fajtore për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas denoncimit të bërë nga dy qytetarë për prishjen e banesave të tyre, në kuadër të projektit të rilindjes urbane.

Sipas SPAK Rami ka prishur dy banesa në Gjirokastër, të cilat kanë qenë me dokumentacion të rregullt, duke shkaktuar një dëm prej 5 milionë lekë të reja.

“SPAK e akuzoi ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokaster se në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane“, bënë me dije më herët burimet për Fax News.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për ‘Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit’ si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”.

Rami u gjykua me proces të shkurtuar, duke iu ulur në këtë mënyrë 1/3 e dënimit, ndërsa vendimi pritet të apelohet nga ish-zyrtarja.

Në vitin 2019, pronarët e banesave të prishura për shkak të zbatimit të dy projekteve denoncuan Ramin në Prokurorinë e Gjirokastrës për “shpërdorim detyre”, duke pretenduar se nuk ishin dëmshpërblyer. Më pas dosja u transferua për kompetencë në SPAK.

Zamira Rami u zgjodh në krye të bashkisë Gjirokastër në vitin 2015 si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim me 54.47 % të votave. Pas vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 2019, Rami nuk kandidoi për një mandat të dytë.



2 Comments

  1. ka në kurriz një sërë akuzash të rënda, që nga ngritja e sistemit piramidal me “bekimin” e tij, tragjedinë e marsit 1997 ku humbën jetën mbi 4 mijë njerëz, “Gërdecin” ku u vranë nga biznesi i djalit të tij 26 të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, aferën 230 milion euroshe të Rrugës së Kombit, vrasjen shtetërore para kryeministrisë nga Garda të 4 demonstruesve të opozitës, aferën 500 milionë euro CEZ-DIA, Berisha nuk e ka “gëlltitur” vendimin e Blinken!

    Për më tepër që është shpallur i padëshirueshëm sëbashku me bashkëshortën Lirie, vajzën Argita e djalin Shkelzen, të argumentuar dhe në deklaratën e plotë të sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *