Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me emërimin e kreut të IKMT-së në Shkodër, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti i zgjedhur në Fier, Enkelejd Alibeaj tha se Serdar Hoxha ka qenë pjesë e listave të partisë së Tom Doshit. Sipas tij, me këtë emërim në krye të IKMT-së së Shkodrës tregon se qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura.
Deklarata e Alibeajt
Aleanca mes Edi Ramës dhe Tom Doshit është zyrtarizuar sot me një emërim kyç kriminal në Shkodër. Serdar Hoxha, kandidati për deputet i PSD-së së Tom Doshit u emërua kryeinspektor për Veriun në Inspektoriatin e Ndërtimit, një funksion në varësi të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme.
Me emërimin e sotëm, Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion. Mediat mund t’i kujtojnë shqiptarëve deklaratën e Edi Ramës para zgjedhjeve se nuk do të qeveriste me Tom Doshin. Sot të gjithë e kanë të qartë se kjo ishte pjesë e lojës së pistë të Edi Ramës për të mashtruar publikun dhe partnerët.
Aleanca e tyre nuk është ndalur asnjëherë. Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit. 3 mandatet e blera janë mandate në shërbim të Edi Ramës, janë garanci për të vazhduar ndarjen e pushtetit të vjedhur dhe për të thelluar më shumë zhvatjen e shqiptarëve.
Qytetarët janë të ndërgjegjshëm se Edi Rama dhe Tom Doshi janë një. Partia Socialdemokrate është vetëm një zgjatim i Edi Ramës për të mbajtur të paprekur aleancën me Tom Doshin, si dhe kopertura e paktit kriminal Rama-Doshi për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Emërimi i njerezve të Tom Doshit në qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura!
fillun tu na ca trapin keta
Pushtetin nuk e kane marre per shpirt te gjyshit, por per keto gjera e kane marre o Alibeaj.
8 vjet ne pushtet duhet te kishit lene edhe ju menjane te pakten 1 liliard euro per ti perdorur
ne zgjedhje , por shkuat si budallenj e cate malet per te bere tunele e per te ndertuar infrastrukture
per le lidhur Kosoven me Shqiperine e budalleqe te tjera. Zgjedhjet jua moren se u treguan
me te zgjuar, tani rrini si m… e merruni me thashetheme se KM i ka te gjitha ne dore me polici
me drejtesi, me administrate, me parlament dhe ben cfare ti doje kokrra e qejfit pa ia bere syri
terr as per popull as per opozite, as per ligj as per kushtetute, as per moral as per Zot.
Normal fare.Pse do tua linte juve?
Ju deshet kermen ate keni tani derisa te shqyeni njeri tjetrin.
Tom Doshi e beri si burrat. Ai u largua nga politika pas akuzave dhe shpalljes NON GRATA te SHBA-as por ju shihni ate kryekriminelin tuaj qe nuk pranon te lere politiken dhe thote se do e trefishoje deri sa te arrestohet dhe te shkoje ne p… te semes bashke me familjen e tij.