• |
ide | kryesore

Denoncimi PD: Ushtari i Tom Doshit emërohet drejtor në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me emërimin e kreut të IKMT-së në Shkodër, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti i zgjedhur në Fier, Enkelejd Alibeaj tha se Serdar Hoxha ka qenë pjesë e listave të partisë së Tom Doshit. Sipas tij, me këtë emërim në krye të IKMT-së së Shkodrës tregon se qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura.

Deklarata e Alibeajt

Aleanca mes Edi Ramës dhe Tom Doshit është zyrtarizuar sot me një emërim kyç kriminal në Shkodër. Serdar Hoxha, kandidati për deputet i PSD-së së Tom Doshit u emërua kryeinspektor për Veriun në Inspektoriatin e Ndërtimit, një funksion në varësi të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme.

Me emërimin e sotëm, Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion. Mediat mund t’i kujtojnë shqiptarëve deklaratën e Edi Ramës para zgjedhjeve se nuk do të qeveriste me Tom Doshin. Sot të gjithë e kanë të qartë se kjo ishte pjesë e lojës së pistë të Edi Ramës për të mashtruar publikun dhe partnerët.

Aleanca e tyre nuk është ndalur asnjëherë. Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit. 3 mandatet e blera janë mandate në shërbim të Edi Ramës, janë garanci për të vazhduar ndarjen e pushtetit të vjedhur dhe për të thelluar më shumë zhvatjen e shqiptarëve.

Qytetarët janë të ndërgjegjshëm se Edi Rama dhe Tom Doshi janë një. Partia Socialdemokrate është vetëm një zgjatim i Edi Ramës për të mbajtur të paprekur aleancën me Tom Doshin, si dhe kopertura e paktit kriminal Rama-Doshi për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Emërimi i njerezve të Tom Doshit në qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura!



4 Comments

  1. Pushtetin nuk e kane marre per shpirt te gjyshit, por per keto gjera e kane marre o Alibeaj.

    8 vjet ne pushtet duhet te kishit lene edhe ju menjane te pakten 1 liliard euro per ti perdorur

    ne zgjedhje , por shkuat si budallenj e cate malet per te bere tunele e per te ndertuar infrastrukture

    per le lidhur Kosoven me Shqiperine e budalleqe te tjera. Zgjedhjet jua moren se u treguan

    me te zgjuar, tani rrini si m… e merruni me thashetheme se KM i ka te gjitha ne dore me polici

    me drejtesi, me administrate, me parlament dhe ben cfare ti doje kokrra e qejfit pa ia bere syri

    terr as per popull as per opozite, as per ligj as per kushtetute, as per moral as per Zot.

  2. Tom Doshi e beri si burrat. Ai u largua nga politika pas akuzave dhe shpalljes NON GRATA te SHBA-as por ju shihni ate kryekriminelin tuaj qe nuk pranon te lere politiken dhe thote se do e trefishoje deri sa te arrestohet dhe te shkoje ne p… te semes bashke me familjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *