• |
ide | kryesore

Ishte në makinë me Bledar Birçaj, përjashtohet nga Policia e Shtetit efektivi i antidrogës në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu ka firmosur urdhrin për përjashtimin nga radhët e policisë së shtetit të Granit Deromemajt, efektivi i Antidrogës që ishte në një makinë me biznesmenin vlonjat Bledar Birçaj në momentin kur ky i fundit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.

Abc News raporton se arsyetimi në vendimin e përjashtimit lidhet me faktin që nuk reagoi në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë në mes të ditës në qytetin e Vlorës, edhe pse kishte armën e shërbimit me vete. Një tjetër argument që vulosi përjashtimin e tij nga radhët e policisë është se Granit Deromemaj, që ka deklaruar se e njihte prej kohësh biznesmenin, kishte dijeni që Birçaj lëvizte me armë pa leje në makinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datë 11 maj të këtij viti në Vlorë. Ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, ndërsa autorët e atentatit mafioz ende nuk janë zbuluar. Pistë kryesore e grupit të hetimit është e shkuara e viktimës. Ai rezulton i dyshuar si i përfshirë në një tjetër ngjarje në vitin 2011, por hetimet në lidhje me këtë çështje u pushuan për mungesë provash./ Abc



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *