• |
ide | kryesore

Kate Moss, së shpejti me një profesion të ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi miku i  Kate Moss ka zbuluar se modelja po mendon të ushtrojë një profesion tjetër.

Artisti i tatuazheve, Daniel Casone, tregoi për mediat se modelja i ka kërkuar që ta stërvisë për të bërë tatuazhe, madje i ka bërë edhe një atij vetë.Miqtë njihen prej vitesh, që kur ajo vizitoi studion e tij të punës në Londër. Gjithashtu Casone u shpreh se Kate ka patur dëshirë që t’u bëjë njerëzve tatuazhe në festivalin “Glastonbury” ku  shkon shpesh.”Ajo më kërkoi që t’i bëja një tatuazh dhe përfundoi duke më bërë tatuazhe dhe mua. Më vizatoi një ‘Kate’ dhe një zemër në krahun tim.Nuk e dinte se çfarë të bënte kur i dhashë gjilpërën, por e lashë të vazhdonte sepse ajo është Kate Moss”, deklaroi ai.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *