• |
ide | kryesore

Komunat serbe/ Albin Kurti përplaset me ambasadorin e SHBA

-Instant, Kryesore



Ideja për krijimin e një shoqate të komunave serbe në Kosovë ka shënuar përplasjen e parë mes kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.  Rikthimi i fërkimeve me diplomatët e SHBA-së që pas kohës së tratativave për marrëveshjee në Shtëpinë e bardhë dhe rrolit arogant të rik grenellit ka ardhur pas një interviste të Kosnet në një media në gjuhën serbe.

“Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe” tha Kosnett, të mërkurën, duke dhënë një intervistë për një media lokale të Kosovës, Radio Kontakt Plus.

Lexo me tej:

Daçiç: Nuk ka vazhdim dialogu Kosovë-Serbi pa u zgjidhur çështja e komunave serbe

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua Qeveria e Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin t’i respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë… Unë e di që disa njerëz kanë thënë që ne kemi bërë mjaft kompromise, i takon dikujt tjetër të bëjë kompromis. Nuk është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara”, deklaroi Kosnett.

Por Albin Kurti, që gjatë kohës kur Vetëvendosja ishte në opozitë, e ka kundërshtuar  atë që lëvizja e tij e shihte si formimin e nje republika serbska në mes të Kosovës, e cila parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Mitrovicën e Veriut, Kllokot, Parteshit, Ranillug, Graçanicës, Zveçanit, Zubin Potokut, Novobërdës, Leposaviqit dhe Shtërpcës.

Ata kanë bërë betejë parlamentare dhe demostrata për të kundërshtuar Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe tani, në krye të qeverisë, Kurti ka mbajtur të njëjtin qëndrim: “Asociacion një etnik në Kosovë nuk mund të ketë”, gjë që e ka çuar në fërkimin e parë me diplomatin amerikan.

“Nuk mendoj që është e mundur në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë mbi baza zhvillimore e gjeografike por asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës”, është shprehur Kurti në një prononcim për agjencinë e lajmeve KosovaPress, derisa po qëndronte në Rahovec, në shtëpinë muze të veprimtarit Ukshin Hoti.

Deri më tani pranimi i krijimit të një Shoqate të komunave serbe në Kosovë ka qenë një nga obsionet për të arritur drejt një zgjidhjeje finale në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Njësoj si obsioni tjetër, ai për rithikimin e kufijve dhe këmbimin e territoreve ato niseshin nga parimi se Kosova duhet të japër diçka në mënyrë që të njohet nga serbia dhe të pranohet plotësisht nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo qasje që është ushqyer edhe nga liderët e mëparshëm kosovarë ka zënë vend edhe në kancelaritë euro amerikane.

Albin Kurti kap në befasi Vuçiçin/ 4 kërkesa në tryezë presin përgjigje nga serbët

Por ardhja e Vetëvendosjes në pushtet duket se ka përmbysuar ekuacionin. Qasja e Albin Kurtit që u pa qartë edhe në takimin e fundit të Brukselit për të folur “me Kosovën dhe jo për Kosovën” përbën një ndryshim të madh. Edhe përplasja me ambasadorin Kosnet vjen si rezultat i ndryshimit të kësaj filozofie pasojat e të cilit është ende shumë shpejt për ti parashikuar.

©Lapsi.al

 

 



10 Comments

  1. Perseritet shpesh,se Amerika,eshte vendi me demokratik ne bote.Por si mundet qe ky vend,te mos jete dakort me vendimet e gjykatave (vecanerisht ,ate Kushtetuese te Kosoves),qe ka marre vendim,per te mos krijuar keto asociacione?Ky ambasador,i bie fyellit ,vetem ne nje vrime,njelloj,sikunder ambasadorja amerikane ne Shqiperi,qe megjithe masakren zgjedhore qe u be me 25 prill,akoma,pa u publikuar rezultati zyrtar i votimeve,uroi rilindjen per “fitoren”.Demokracia e ketyre dy ambasadoreve,nuk u dashka te quhet demokraci amerikane( pra me e arrira),por vetem,e ketyre “ambasadoreve”.Qeverite,ndryshohen me vote,simbas kerkesave te popullit,kudo ne bote,dhe jo siumbas kerkesave te ambasadoreve,qofshin edhe amerikane.

  2. Perseritet shpesh,se Amerika,eshte vendi me demokratik ne bote.Por si mundet qe ky vend,te mos jete dakort me vendimet e gjykatave (vecanerisht ,ate Kushtetuese te Kosoves),qe ka marre vendim,per te mos krijuar keto asociacione?Ky ambasador,i bie fyellit ,vetem ne nje vrime,njelloj,sikunder ambasadorja amerikane ne Shqiperi,qe megjithe masakren zgjedhore qe u be me 25 prill,akoma,pa u publikuar rezultati zyrtar i votimeve,uroi rilindjen per “fitoren”.Demokracia e ketyre dy ambasadoreve,nuk u dashka te quhet demokraci amerikane( pra me e arrira),por vetem,e ketyre “ambasadoreve”.Qeverite,ndryshohen me vote,simbas kerkesave te popullit,kudo ne bote,dhe jo siumbas kerkesave te ambasadoreve,qofshin edhe amerikane.

  3. ka në kurriz një sërë akuzash të rënda, që nga ngritja e sistemit piramidal me “bekimin” e tij, tragjedinë e marsit 1997 ku humbën jetën mbi 4 mijë njerëz, “Gërdecin” ku u vranë nga biznesi i djalit të tij 26 të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, aferën 230 milion euroshe të Rrugës së Kombit, vrasjen shtetërore para kryeministrisë nga Garda të 4 demonstruesve të opozitës, aferën 500 milionë euro CEZ-DIA, Berisha nuk e ka “gëlltitur” vendimin e Blinken!

    Për më tepër që është shpallur i padëshirueshëm sëbashku me bashkëshortën Lirie, vajzën Argita e djalin Shkelzen, të argumentuar dhe në deklaratën e plotë të sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken!

  4. Te qifsha usa dhe ambasadorin e saj. Kur skane me interes te poshterojne. Normale tani serbia i ofron me shume. Fakti qe ajo luan me fuqite e tjera boterore si Rusia, Kina dhe Gjermania do dhe usa te jete ne pilaf.

    1. Burgaxhiu, Spartak Ngjela, ka spiunuar ne burg te atin, Kicon.
      Spartaku ose Tak Suma, sic e njihnin burgaxhite, tani eshte “agjent i vetofruar” amerikan ose sic quhej atehere “spiun vullnetar”!

  5. Burgaxhiu, Spartak Ngjela, ka spiunuar ne burg te atin, Kicon.
    Spartaku ose Tak Suma, sic e njihnin burgaxhite, tani eshte “agjent i vetofruar” amerikan ose sic quhej atehere “spiun vullnetar”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *