• |
ide | kryesore

Mjeku që e ringjalli pas 30 sekondash rrëfen fjalët e para të Eriksen: “Dreqin, jam vetëm 29 vjeç”

-Instant, Sport



“U ktheva përsëri me ju.” Këto ishin fjalët e para të thëna nga Christian Eriksen pas infarktit të së shtunës së kaluar gjatë ndeshjes kundër Finlandës. Rrëfimi është i Jens Kleinefeld, mjeku që e ringjalli atë, i cili zbuloi për disa media gjermane shkëmbimin e parë të fjalëve me lojtarin e Interit: “A je këtu me ne?” e ka pyetur mjeku Eriksen, i cili u përgjigj: “Po, u ktheva përsëri me ju”. Dhe menjëherë më pas: “Dreqi ta marrë, jam vetëm 29 vjeç”. Këtu mjeku e kuptoi që nuk kishte pasur të paktën dëmtime të trurit.

Defibrilatori, tregoi mjeku, u përdor vetëm pas disa minutash masazh të vazhdueshëm të zemrës dhe mesfushori u zgjua “rreth 30 sekonda më vonë”. “Ishte një moment shumë prekës sepse shanset për të qenë të suksesshëm në një shpëtim të atij lloji, në situata të përditshmërisë, nuk janë aq të mëdha – shpjegoi Jens Kleinefeld, para se të specifikonte se – ky lloj trajtimi funksionon më shumë tek atletët profesionistë të shëndetshëm, në krahasim me pacientët të cilët shpesh kanë kushte para-ekzistuese”.

Eriksen, ka thënë më pas doktori, pastaj mbeti i vetëdijshëm gjatë gjithë rrugës nga fusha në dhomat e zhveshjes dhe deri në spital, gjë që e qetësoi shumë Kleinefeld: “Unë isha 99 për qind i sigurt se ai do të mbërrinte në spital në gjendje të qëndrueshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *